E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e fton Bukoshin të kthehet në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar.

“Kryeministri e ka ftuar Bujar Bukoshin që ta vazhdojë punën si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ky burim.

Kryeministri Thaçi më 9 korrik të vitit të kaluar kishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshin, derisa organet e drejtësisë të kryenin misionin e tyre.

Bujar Bukoshi ka thënë për “Epokën e re” se është i gatshëm të vazhdojë të jap kontribut për shtetin e Kosovës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›