E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendarët e Prizrenit pushojnë në bregdetin kroat me mjetet e taksapaguesve

Pjese dërmuese e kuvendarëve të pozitës e opozitës janë bërë bashkë për të realizuar ekskursionin disa ditësh në bregdetin kroat. Pagesat ata po i bëjnë me mjetet nga buxheti komunal i Prizrenit.

Sipas burimeve të gazetës Koha ditore, ata kanë udhëtuar gjatë javës së kaluar për në Dubervnik e Opati. Pritet që të kthehen në Prizren gjatë kësaj jave.

Udhëtimin e kanë konfirmuar edhe vetë kuvendarët ekskursionist, duke postuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale. Ndërsa, disa nga kolegët e tyre që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e pushimit janë shprehur kritik në lidhje me shpenzimin e parasë publike nga të zgjedhurit lokal të popullit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›