Jahjaga përgatit terrenin për të punuar në Austri

Atifete Jahjaga presidente aktuale e Kosovës kur nuk kanë mbetur ende pak muaj para zgjedhjeve në Kosovë dhe pas një sërë kerksash për largimine saj dhe një sërë gafesh në fuksionin e saj, duket se ju ka mbushur mendja ta lë postin e presidentes.
Pas një takimi me ambasadorin Petrich që u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nis për vizitë shtetërore në Austri, me ftesë të Presidentit austriak, Heinz Fischer.
“Presheva jonë” ka mesuar se ajo është duke përgatitur terrenin për të punuar në Vienë të Austrisë. Këtë e dëshmon edhe vizita e papritur e saj në Austri edhe pse ky vend e ka njohur Kosovën.
Menjëherë pas largimit të Jahjagës nga Presidenca e Kosovës, ndërkombëtarët janë në negociata që ta ngarkojnë atë me një detyrë të re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSCE), me seli në Vjenë.
Sipas këtyre burimeve “Pas largimit nga posti i presidentit, Jahjaga me shumë mundësi do të nisë punën e saj të re në OSBE në Vjenë. Kjo është duke u negociuar”.
Kosova dhe perspektiva e presidentes ështe biseduar edhe në takimin e vitit të kaluar me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Austrisë, zotëri Fritz Neugebauer. Ndërsa, në shtator të vitit të kaluar në kuadër të pergatitjes së terrenin për të siguruar një vend në Austri, Jahjaga diplomatëve Frenk Uizner dhe Volfgang Ishinger u është dhënë medalja “Urdhëri i Pavarësisë”./Indeksonline/