E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajri i ndotur mbi normat e BE, Shëndeti Publik: Asnjë ndryshim në 4 vjet

Nga
Blerina Ahmetaj

Tiranë,
9 shkurt, NOA - Ndotja e ajrit në vendin tonë jo vetëm që nuk është reduktuar,
por shifrat e monitorimit të kryer në 6 qytetet kryesore të vendit vazhdojnë të
jenë të njëjtat.

Ato
rezultojnë të jenë trefish mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian dhe
Tirana zë vendin e parë. Në
raportin e fundit dërguar ministrisë së Shëndetësisë, departamenti i Mjedisit në
ISHP shprehet i shqetësuar për rritjen e lartë të numrit të grimcave
respiratore.

Edhe
këtë vit si çdo vit tjetër, ne e kemi monitoruar ajrin në 6 qytete, Tiranë,
Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Fier dhe Korçë. Vëmë re me keqardhje se nuk ka
asnjë ndryshim sidomos në grimcat e respirueshme të cilat gjenden mbi normat e
BE, kjo për faj të rrugëve të ndotura. Një tjetër parametër shqetësues që vihet
re për herë të parë në monitorimin e ajrit është rritja e normës së BE për
benzenin, gazi që lëshohet nga makinat në trafik, thotë specialisti i Institutit
të Shëndetit Publik, Agron Delia.

Sipas
tij, ky gaz kancerogjen është një alarm për institucionet.

Ne
e kishim paralajmëruar këtë situatë, që benzeni kancerogjen dhe bioksidi i
azotit të cilat clirohen nga trafiku I makinave do të kapërcenin normat e
lejuara të BE. Kjo ndodhi dhe faj për këtë kanë masat e pazbatuara nga ministria
e Mjedisit dhe Bashkia të cilat ndonëse kanë hartuar plane për përmirësimin e
cilësisë së ajrit, gjendja sa vjen e po rëndohet, thotë raporti i ISHP.

Specialistët
i kërkojnë ministrisë së Shëndetësisë që tu kërkojë institucioneve të këmbëngulin
qnë zbatimin e masave që nga kontrolli I gazeve të makinave e deri tek mbajtja
e rrugëve pastër.

b.a/n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›