UniCredit publikon raportin: Shqipëria, rritja e GDP këtë vit 8.9%

Tiranë, 9 Shkurt NOA - Banka prestigjioze
UniCredit përmes grupit të saj të kërkimit shkencor UniCredit Research ka
publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet
financiare dhe të aseteve.
UniCredit research përbëhet nga katër grupe që
përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet e tyre me të cilat ky grup
orienton investirprët e lidhura me të drejt tregjeve dhe vendeve me mundësi
investimesh të suksesshme.
Kështu, në raportin e datës 8 shkurt 2010
UniCredit Research Economics & FI/FX analizon dhe parashikon zhvillimin
ekonomik dhe trendencën në të ardhurat fikse dhe Tregjet Financiare.
Ky është një raport me të cilin UniCredit
rregullisht publikon të dhënat makroekonomike për vendet ku është me interes
për klientët e saj për të shtrirë aktivitet e tyre investuese.
Kështu në raport evidentohet se edhe pse kjo
bankë nuk është ende prezente në Shqipëri, ajo e konsideron Shqipërinë si një
pjesë integrale të veprimeve të saj operacionale, duke e konsideruar
veçanërisht së fundmi, si një vend të suksesshëm për investime bankare.
Sipas këtij raporti parashikohet që në ekonominë
shqiptare, rritja e GDP për vitin 2010 do të jetë 8.9 % dhe si tipare spikatëse
të mundësisë së investimeve në Shqipëri konsideron politika monetare të
besueshme, mundësi potenciale të gjera për rritje të ardhurash dhe një sektor
bankar të kapitalizuar shumë mirë.
Në raportin ku ju shihni dhe faksmilien, theksohet
që Shqipëria është një nga të vetmet vende në Europë që pati rritje ekonomike
në vitin 2009, vitin e krizës botërore ekonomike.
e.r/NOA