E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademi perkujtimore per Mehmet Kajtazin

Ketu e shtate vite me heret iku nga jeta shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kajtazi ai iku por la vepren prapa.

Per ta perkujtuar ate u mbajt nje akademi perkujtimore ne Institutin Albanologjik e cila u hap me interpretimin e aktorit Selman Lokaj nga nje fragment i drames Shqiptaret ne Goli-Otok te Kajtazit e pastaj edhe aktorja Doruntina Gerguri interpretoi nje pjese nga romani Ndezja e shiut.

Shyqri Galica nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves shpalosi nje pjese te jetes dhe vepres se autorit mirepo iu la hapesire kolegeve shkrimtare te autorit te cilet duke perkujtuar vepren shkeputen edhe dicka nga miqesia me autorin.

Shtate vjet me pare u nda nga ne njeri nga krijuesit me te frytshem te letersise shqipe shkrimtari e publicisti Mehmet Kajtazi pervjetorin e te cilit Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves po e shenon me kete akademi perkujtimore tha Galica.

Hyrja ne art nuk eshte ikje tha Daut Demaku sipas tij shetitja artistike neper vepren letrare nuk eshte domosdoshmerisht analize as studim por me shume eshte dhe mund te jete nje bashkebisedim i heshtur nje ese e pazeshme nje inovacion gjate rileximit e te rikujtuarit te nje krijuesi e nje krijimtarie.

Por jo vetem si autor i shume veprave Kajtazi njihet dhe si publicist i cili gjithmone ishte i gatshem per te shkruar per te perditshmet e viteve 90 edhe atehere kur shkrimet nuk paguheshin si te tille duke e dashur energjine e Kajtazit e njohu Begzad Baliu studiues. Mirepo ne vitet e 90 kur hapesirat e veprimit shqiptar po ngushtoheshin nje gazetar dhe krijues njekohesisht mbante gjalle te perditshmen e Prishtines Rilindja qe me pas kaloi ne Bujku me nje prani te pazakonte te teksteve te tija fejtonistike tha Baliu.

Duke u kthyer ne vitet 70 dhe duke rikujtuar takimin me Mehmet Kajtazin shkrimtari Rushit Ramabaja nuk u ndal se theni edhe nostalgjine qe kishte per ate dhe vitet qe e njohen me autorin.

Jemi te kredhur ne nostalgji natyrisht por edhe krenar qe patem nje koleg e mik me zemer te arte me fjalen aq te embel dhe me paqe aq te gjere ne shpirt tha Ramabaja.

Mehmet Kajtazi u lind ne vitin 1944 ne Kllodernice te Skenderajt. Nje kohe punoi si arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqipe ne vendlindje ndersa ne vitin 1973 ishte gazetar e redaktor i Rilindjes.

Punen e tij te madhe e ka provuar ne shume zhanre gazetare e publicistike kurse ne fushen e krijimtarise artistike ka bere emer ne kultivimin e romanit. Autori ka shkruar rreth 17 romane duke trajtuar keshtu tema nga me te ndryshmet ato historike atdhetare shoqerore e politike aktuale e psikologjike.

Per vepren e Kajtazit folen edhe koleget e tij shkrimtare Riza Grajcevci dhe Flori Bruqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›