E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademia e Arteve: Artistët belgë praktikojnë teknika të reja në qeramikë

Në Fakultetin e Arteve Pamore artistët nga Belgjika zhvillojnë një ëorkshop me studentët
Prej disa ditësh në Fakultetin e Arteve Pamore artistët belgë Jasques Loly, Vincent Kenpenaers, Therese Lebrun dhe Anne Lecceercq, po praktikojmë me studentët e këtij fakulteti teknika të reja në qeramikë. Këto teknika, të cilat nuk janë përdorur më parë në këtë fakultet i shërbejnë studentëve të arteve, që ata të njihen dhe me eksperienca të tjera për sa i përket qeramikës. Profesor Ergys Krisiko tregon se artistët belgë kanë bërë dhe shumë eksperimente me baltat që ndodhen në vendin tonë. Është një shkëmbim nevojash dhe për të treguar disa teknika të reja, të cilat nuk janë praktikuar më parë në Shqipëri. Në radhë të parë është interesante që kolegët belgë kanë bërë shumë eksperimente në Belgjikë me baltat tona. Ata kanë bërë prova në temperatura të ndryshme, për sa i përket rezistencës së tyre, plasticitetit dhe më vonë pastërtisë së glazurës që përdoret mbi to, tregon pedagogu i arteve. Më tej sipas tij i veçantë është fakti se këta artistë shumë nga këto materiale i kanë dërguar dhe në Belgjikë, ku atje kanë bërë eksperimente. Takimi ka shërbyer që në mënyrë më direkt, përveçse me pedagogët për të treguar këto teknika të cilat nuk janë të praktikuar këtu. Këta me eksperiencën e tyre përdorin materialet tona. Ne kemi mungesë materialesh, të cilat vijë dhe nga jashtë. Kanë bërë eksperimente dhe tani po punojnë me materialet tona duke na treguar metoda të ndryshme si për rritjen e rezistencës së baltës dhe përzierja me letër dhe disa mënyra të tjera ose rritja e rezistencë së baltës, duke e përzier me pluhur guri dhe pluhura të tjera,vijon më tej profesori. Studentët që po marrin pjesë në këtë ëorkshop janë nga viti i dytë deri në vitin  e katërt të grupit të qeramikës, por dhe disa studentë të tjerë të viti të parë. Është një kënaqësi që kanë ardhur këta artistë, sepse për mua që jam në grafikë dhe jam në këtë ëorkshop mësoj shumë gjëra. Mësoj në qeramikë se si ndërthuren materialet etj, tregon studentja  Sembie Gishto,ndërsa për studenten e skulpturës së vitit të parë Albiona Hoxha po fitohet një eksperiencë të re, e cila nuk është bërë gjatë vitit shkollor. Ardhja e këtyre artistëve belgë është një eksperiencë e re për studentët. Është një lloj teknike e re, që po eksperimentohet për herë të dytë në shkollën tonë. Për këtë rast po bëhet me dy furra. Nga furra me dru në furra me gaz, ku eksperimentohet me lloje të ndryshme të glazurave, të cilat vijnë nga balta, që vijnë në Shqipëri si nga Korça, apo Farka, pohon Zherion Gjeçka student i vitit të dytë dega qeramikë. Ndërkohë që në galerinë e Fakultetin e Arteve Pamore prej disa ditësh qëndron e hapur ekspozita e me punime të disa artistëve belgë, të cilët kanë ekspozuar punimet e tyre në qeramikë. Ekspozita, e cila titullohet Cer Amics përmban punime të artistëve dhe vjen si një bashkëpunim me Ëord Graft Cuncil. Dekani i këtij fakulteti Sadik Spahija u shpreh se kjo ekspozitë ishte e rëndësishme, jo vetëm për atë çfarë ajo sjell në fushën e artit, por dhe sepse artistët e huaj belgë po realizojnë këto ditë dhe bashkëpunime me studentët shqiptarë për sa i përket qeramikës. Ekspozita vjen në kuadër të një aktiviteti që po organizon Fakulteti i Arteve dhe seksioni i qeramikës. Është një punë, e cila ka filluara që prej një viti ku për një periudhë dy javore disa artistët belgë, të cilët janë dhe qeramistë të njohur në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare kanë ardhur në fakultet. Mes tyre është dhe artistja Anne  Leccercq, dhe këta për dy javë do të jenë në shkollën tonë dhe do të punojnë sëbashku me stafin tonë, por dhe me studentët e atelierit të qeramikës në një mjedis më të gjerë, sepse ky aktivitet është pjesë e një klime më të gjerë  që ofrohet në shkollë. Janë të ftuar dhe artistë qeramistë të tjerë, artistë të tjerë të cilët dëshirojnë të njohin qeramikën dhe ta shfrytëzojnë atë në krijimtarinë e tyre. Pra ky aktivitet ka një kontekst më të gjerë, tregon dekani i fakultetit Spahija. Sipas tij artistë belgë e kanë filluar punën me studentët shqiptarë, dhe kjo u shërben studentëve të marrin dhe më shumë eksperiencë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›