Kompania Eagle Mobile mashtron abonentët me tarifat telefonike

Qytetarët ankohen se nuk informohen për koston e bisedave telefonike
Kompania telefonike më e re në vend, Eagle Mobile ka mashtruar abonentët e saj për çmimet e shërbimit telefonik nëpërmjet mungesës së informacionit për koston e bisedave. Sipas abonentëve, kompania nuk i ka respektuar tarifat e përcaktuara dhe të miratuara në qeveri, për shërbimin telefonik, për abonentët me parapagesë. Ndërkaq, abonentët pohojnë se kostoja e thirrjeve është më e lartë sesa tarifat e deklaruara, duke shtuar edhe mungesën e informacionit për vlerën telefonatës së kryer kundrejt të njëjtin rrjet, pra Eagle Mobile dhe sidomos drejt operatorëve të tjerë telefonikë, si brenda apo jashtë vendit. Sekretaria telefonike e vendosur nga kjo kompani në shërbim të abonentëve, në lidhje me thirrjet telefonike, i njofton këta të fundit, vetëm për kohëzgjatjen e bisedës dhe për kreditin e mbetur në llogari. Ndërkaq, në kontratën për abonentët me parapagesë përcaktohet që, nëpërmjet shërbimit ndaj klientit, për thirrjet e kryera kundrejt çdo rrjeti telefonik, përveç kohëzgjatjes së bisedës dhe kreditit të mbetur në kartë, klienti gëzon të drejtën informohet edhe për koston e bisedës, ashtu siç e ofrojnë këtë shërbim kompanitë e tjera telefonike. Shumë abonentë ankohen në lidhje me shërbimin e ofruar nga kjo kopani, duke u shprehur se kostot e thirrjeve nuk janë transparente sidomos kundrejt rrjeteve të tjera telefonike. Madje, kishte nga ata abonentë që pohonin se çmimi i një thirrje drejt numrave jo Eagle brenda vendit, është më e lartë se sa tarifat e deklaruara nga kompania dhe të miratuara në qeveri. Këtë fenomen, abonentët e kanë vërtetuar duke llogaritur vlerën e kreditit të mbetur, kur kanë kryer thirrjen telefonike dhe, ka rezultuar se kostoja e thirrjes në bazë të kohëzgjatjes së saj, ka qenë më e madhe sesa tarifat e komunikimit që ka prezantuar Eagle Mobile. Për këtë arsye shumë abonentë janë zhgënjyer nga kompania e re, e cila në fillim u duk se do tu ofronte shqiptarëve shërbimin telefonik më të lirë dhe konkurrues në vend. Kam Mbetur i zhgënjyer nga kjo kompani ngaqë nuk po respekton rregullat e deklaruar dhe miratuar për shërbimin ndaj abonentëve me parapagesë. Më konkretisht, tarifat e publikuara sidomos për thirrjet telefonike kundrejt rrjeteve AMC dhe Vodafone, në realitet janë më të larta në bazë të kohëzgjatjes dhe vendndodhjes ky kryhet thirrja. Madje më absurde dhe e papranueshme është fakti se nuk informohemi për koston e saktë të shërbimit telefonik nga sekretaria telefonike e kësaj kompanie. Për këtë arsye, unë e kam mbyllur numrin e kompanisë Eagle Mobile, me anë të të cilit bëhet i mundur shërbimi telefonik, u shpreh për gazetën SOT, një ish abonent i kompanisë Eagle Mobile, Florian Miraka. Kompania e tretë në vend Eagle Mobile, me futjen e saj në tregun e konkurrencës, ka publikuar dhe miratuar më parë tarifat për shërbimin telefonik tek instancat qeveritare, për thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, sipas kompanisë, një thirrje drejt numrave Vodafon apo AMC, kushton 25 lekë/minutë, një SMS drejt numrave të tjerë Eagle, AMC dhe Vodafone 13 lekë/SMS etj. Por në realitet nuk është kështu. Kostoja e një thirrje me kohëzgjatje një minutë drejt numrave të operatorëve jo Eagle, dhe pse sekretari telefonike nuk e tregon koston e reale, ajo është më e lartë se vlera 25 lekë. Megjithatë, abonentët e kompanisë Eagle Mobile, nuk ankohen vetëm për mosinformimin për koston e shërbimit telefonik mbas kryerjes së bisedës, por edhe mbulimin me sinjal që kompania ka në vend. Një pjesë dërmuese e abonentëve operatorit të tretë të telefonisë celulare në vend, shprehen se kanë humbur shumë telefona të rëndësishme në rrethe të vendit, për shkak se nuk mbuloheshin me sinjal telefonik. Ndonëse, nga vetë kompania, këto zona ishin deklaruar si vende ku sinjali është shtrirë. Mungesa e informimit shkak për abuzime
Me anë të sekretarisë telefonike, sipas ligjeve në fuqi, çdo operator telefonik duhet domosdoshmërish të informojnë abonentët e saj, si ato me parapagese apo me kontratë, për koston e thirrjeve të konsumuara. Mungesa e informacionit për koston e thirrjeve, natyrisht e bën këtë shërbim jo transparent dhe krijon hapësirë për dyshime nga ana e abonentëve. Ky shërbim do të vërtetonte më drejtpërdrejtë tarifën e thirrjeve dhe do të eliminonte çdo dyshim nga abonentët për vërtetësinë e këtyre tarifave.
Last Updated on Monday, 06 April 2009 21:23