E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Arteve, “Një opera për të rinjtë”

Izaura Ndoj

Fakulteti i Muzikës në Akademinë e Arteve në bashkëpunim me MTKRS kanë menduar që sezoni artistik 2010 të jetë një sezon me larmi dhe prespektiv për të rinjët. Ata kanë nisur një projekt mjaft interesant i cili do ti japë mundësi të gjithë studentëve të talentuar për tu ngjitur në një skenë tjetër, e cila nuk do të jetë ajo e Teatrit Operas dhe Baletit. Kjo nismë do të jetë një alternativë majftë e mirë për të gjithë ata studentë, të cilët pasi përfundojnë studimet, nuk kanë mundësi të interpretojnë në TOB, por do të kenë një tjetër teatër për të provuar veten dhe për të shfaqur talentin e tyre. Kjo iniciativ e cila është marrë nga ky fakultet ka si qëllim tu shërbejë të rinjve, të cilët në kushtet e tregut muzikor në vendin tonë nuk arrijnë të gjejnë hapësirat e mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre si artistë. “Opera e të rinjve” një projekt i cili do të menaxhohet nga Akademia e Arteve do tu vijë në ndihmë dhe atyre studentëve, të cilët pas diplomimit nuk arrijnë të gjejnë punë. Ndërkohë pranë këtij fakulteti, bëhet ditur se veprat e para do të jenë nga provimet e vetë studentëve. Ky projekt do të ketë një ansambël fiks, i cili do të jetë gjithmonë në dispozicion të studentëve të arteve, gjë e cila bëhet për të afirmuar dhe për tu dhënë mundësi artistëve të rinj të dalin në tregun muzikor. Ky projekt ka gjetur mbështetje nga Ministria e Kulturës, po ashtu priten dhe mbështetje nga fondacione shqiptare e të huaja që janë të interesuar që të investojnë në fushën e krijimtarisë muzikorë. Ndërkohë që një tjetër projekt i Akademisë së Arteve është të nxisë të rinjtë e saj për të dhënë koncerte, duke u gjetur një pjesë të sponsorëve. Kështu mësohet se nga viti 2008 deri tani janë organizuar mbi 90 koncerte me pjesëmarrjen e studentëve e pedagogëve të Fakultetit të Muzikës. Repertori që luhet në këto koncerte zgjidhet nga provimet e tyre. Në vijim të këtij muaji do të shfaqen edhe koncerte të tjera, të cilët janë të gjithë pa bileta, sipas një tradite, e cila ka nisur nga vitet ’90. Në Akademinë e Arteve stina koncertore e iniciuar nga Fakulteti i Muzikës është një aktivitet, që i ka shërbyer gjallërimit dhe dinamikës të jetës kulturore e artistike në kryeqytet. Në vijim të saj ajo ka sjellë për publikun një seri koncertesh, të cilat kanë marrë duartrokitjet e publikut, që ka qenë i pranishëm në këto koncerte.
Stina koncertore në Akademinë e Arteve do të rinisë sërish me pjesë nga opera “Madam Butterfly”, ku në skenë do të vijë tenori i ri Ermald Pepa. Drejtuesit e kësaj stine koncertore janë shprehur se qëllimi parësor për këtë aktivitet ka qenë nxjerrja në skenë e studentëve, pasi askush nuk mund të bëhet artist duke qëndruar në shtëpi, dhe sipas tyre studentët duhet të mësohen me skenë. Ata kanë vlerësuar performancën e pjesëmarrësve në koncerte e realizuara gjatë kësaj stine koncertore dhe thonë se në syrin e akademikëve, kjo stinë rezultoi mjaft e suksesshme. Vepra të njohura të kompozitoreve botërore kanë ardhur edhe më parë në skenë për publikun në vijim të kësaj stine koncertore. I veçantë ka qenë dhe koncerti që u zhvillua disa kohë më parë. Emra si sopranoja Sindi Mamaqi (studente e pedagoges Xhovana Doko), e shoqëruar në piano nga Ingrid Pulizo interpretoi arien e Musetes "Quando men vo" nga opera "La Boheme" e Giacomo Pucinit. Në pjesën e dytë Mamaqi erdhi me "Për mu paska ken kismet" nga muzika popullore dhe "Il Bacio" nga kompozitori italian Luigi Arditi. Tingujt në piano erdhën në këtë mbrëmje nga: Iliriana Gjoni (studente e prof. Nora Çashku) me pjesën "Partita nr 6" nga Bach, Albina Tarifa (studente e prof. Nora Çashku) me pjesën "Improntues" nga Schubert dhe Jona Karasani (studente e prof. Anita Tartari) me pjesën "Rapsodi" nga Liszt. Po ashtu i veçantë ishte dhe koncerti, ku në repertor ishin pjesë nga Berrioz, Paganini, Chopin, Albinoni, Puçini, etj, që u luajtën në piano, violinë, kitarë, por nuk munguan sopranot dhe tenorët.

14 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›