Elisabeta Kanalis zhvishet për Cavallin-n, bëhet xheloz Kluni
Pas zbarkimit në Hollivud dhe suksesit botëror falë fejesës me Xhorxh Klunin, Elisabeta Kanalis vazhdon të surprizojë. Ndërsa çdo fotografi në të cilën çifti i artë shfaqet bashkë dhe fiton mijëra shikime, të shumtë janë stilistët që dëshirojnë ta kenë bukuroshen imazh të krijimeve të tyre. Një ndër ta është padyshim Roberto Kavali, i cili preferoi të kishte Elin “ambasadore” të veshjeve intime. Fushata publicitare është gati të shfaqet në tregjet ndërkombëtare. Faqja e internetit “MarieClaire.co.uk” publikon një video dhe disa fotografi të Kanalis, gjatë një shërbimi fotografik të realizuar në Londër, në të cilin pozon me të brendshme seksi. Stilisti Kavali që e ka zgjedhur si muzë të linjës së re ka thënë: “Për koleksionin tim të ardhshëm të të brendshmeve jam frymëzuar nga një femër e vërtetë, e ëmbël dhe sensuale”. Duke shikuar imazhet, nuk mund ta bësh me faj...
14 Janar 2010