E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, vritet kreu i celulës së Al Kaedës

Kreu i një celule të Al Kaedës është vrarë në Jemen, në provincën e Shabuas. Shtëpia e tij u rrethua nga trupat ushtarake dhe terroristi Abdullah al Mehdar vdiq gjate një shkëmbimi zjarri.
Ndërkohë, në të njëjtën provincë, dy ushtarë jemenas kanë mbetur të vrarë në një pritë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur. Ndërsa në veri të vendit 15 rebelë shiitë jemenas janë vrarë në një përleshje me anëtarët e një fisi tribu, besnik i qeverisë qëndrore.

Britani e Madhe
Braun: “Nuk fsheh asgjë për Irakun”

Kryeministri britanik Gordon Braun i tha parlamentit se ai nuk ka asgjë të fshehë për përfshirjen e tij në vendimet e qeverisë para invazionit ushtarak në Irak në vitin 2003. “Isha pjesë e kabinetit, i cili i mori vendimet dhe unë qëndroj prapa këtyre vendimeve”, tha Braun. Ai megjithate pranoi se përpjekjet për rindërtimin pas luftës nuk kanë qenë të mjaftueshme. Braun i bëri këto komente në hetimin parlamentar për justifikimet e Britanisë që të marrë pjesë në invazionin e prirë nga SHBA-të.

14 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›