E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen ne Tirane, prozatori i njohur grek Takis Teodoropoulos

Takis Teodoropoulos

Tiranë, 17 mars 20:17 NOA - Në kuadrin e ciklit të sivjetëm të aktiviteteve që titullohet “Pranvera e frankofonisë’’, prozatori grek Takis Teodoropoulos do të japë në Tiranë, një leksion me temë “Frankofonia në letërsi”.

Aktiviteti i cili organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, do të zhvillohet nesër (të Mërkurën) më 18 Mars, në orën 18.00 në ambientet e “Alliance Francaise” në Tiranë.

Takis Teodoropoulos ka kryer studimet në Francë dhe është një nga prozatorët më të njohur dhe të përkthyer greke të viteve të fundit.

Rol qendror në veprën e tij dhe sidomos tek romanet e tij më të fundit (“Romani i Ksonofondës”, “Dora e majtë e Afërditës”, etj.) ka bota antike greke.

Më 2004 Akademia Frenceze i akordoi një nga dekoratat e saj më të rëndësishme, “Dekoratën e Argjendtë për promovimin e gjuhës dhe letërsisë franceze”, për të gjithë veprën e tij të përkthyer në frëngjisht.

Takis Teodoropoulos ka shkruar gjithashtu ese dhe ka bashkëpunim të rregullt me një gazetë të madhe të Athinës.

e.l/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›