Akademia e Shkencave: Enciklopedia, një paçavure
Shkrimet në enciklopedinë e re të Maqedonisë cilësohen nga akademikët shqiptarë si shtrembërime të historisë, ndërsa vetë dokumenti konsiderohet një "paçavure".
Historianët shqiptarë reagojnë ashpër ndaj enciklopedisë të realizuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni, ku të vërtetat historike të shqiptarëve janë deformuar nga historianët maqedonas. Gudar Beqiraj kryetar i akademisë së shkencave të Shqipërisë pohon për "Shqip" se maqedonasit duhet të ishin bazuar te e vërteta historike, te enciklopeditë shqiptare, te faktet që ka dhënë Aleks Buda për etnogjenezën shqiptare, Kërkuti për pellazgët, apo Ceka për ilirët. Ai tha që nëse akademikët maqedonas do të kishin këto teza për shqiptarët, duhet të ishin ulur në tryezë me historianët tanë dhe të ballafaqonin faktet.
Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë sqaron se shkrimet janë shtrembërime të historisë dhe se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni. Myzafer Kërkuti thotë se shtrembërimet kanë qëllime "politike". "Asnjë akademik që ka sadopak njohuri në fushën e arkeologjisë apo dhe të historisë nuk do të guxonte të shkruante pretendimin se shqiptarët janë popull malësor që u vendos në Maqedoni pas shekullit të 16". Ky është vlerësimi i parë i zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Kërkuti, i cili jep disa fakte konkrete të pranisë së fiseve ilire në tokën maqedonase dhe deri në kufi me lumin Vardar. Kërkuti e argumenton qëndrimin duke sjellë fakte konkrete, të shënuara tashmë në histori. "Kam parasysh botimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore nga vetë specialistët ish- jugosllavë, ose maqedonas. Në vitin 1952, arkeologu i njohur Lahtov botoi studimet që kishte bërë në varrezën e Trebenishtit. Trebenishti është ngjitur me Ohrin, një varrezë monumentale, shumë e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, është fjala për maska prej ari, për objekte të shtrenjta, të një parie, aristokracie mjaft të avancuar bashkëkohore. Në përfundimet e tjera është dhe konkluzioni i rëndësishëm, shumë historik, ku vetë Lahtovi thotë se kjo popullsi është popullsi ilire. Nuk kemi pse të vëmë në dyshim një të vërtetë që është nga vetë goja e specialisteve të tyre", thotë Myzafer Kërkuti, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, Shqipëri. Akademiku Kërkuti sqaron se të dhënat e mësipërme janë të materializuara edhe në zbulimet arkeologjike që ndodhen në zemër të Maqedonisë, në muzeun e Shkupit. "Në mbështetje të këtyre dy shembujve që prura nga specialistët e vendit të tyre, unë pata rastin vitin e kaluar të shoh rezultatin e kërkimeve në kalanë e Shkupit dhe në kalanë e Ohrit. Dy qendra të mëdha antike, parasllave në tërë kuptimin e vet, sepse për informacion duhet të kujtojmë që sllavët e parë, ose bullgarët më mirë, se kështu quhen sllavët bullgarë, vijnë në shekullin 6-7 pas Krishtit. Kanë zbuluar jo më shtresa vetëm të vona të mesjetës, ose të periudhës sllave të hershme, por kanë zbuluar shtresa të pasura kulturore të epokës së hekurit", vijon Kërkuti. Për Akademinë e Shkencave maqedonase, shqiptarët janë njerëz mali. Kështu shkruhet në enciklopedinë që u përurua më 16 shtator në Shkup. Kjo gjë ka sjellë reagimin e akademikëve shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë.