Sa keq të gëzosh si një kone!
Peticionistë janë ata që bëjnë peticione. Domethënë ata që bëjnë kërkesa.
Gjatë dy dekadave të fundme ka pasur shumë peticionistë, domethënë njerëz me kërkesa publike. Peticionistë ka shumë. Si ne këto kohë të fundme. Peticionistë për të mos lejuar prekjen e ekosistemeve në zonën bregdetare. Peticionistë për të detyruar qeverinë që të dëmshpërblejë të përndjekurit. Peticionistë për të ndaluar ndërhyrjen e qeverisë në punët e drejtësisë. Peticionistë për rrugën e fshatit dhe urën e krahinës, për shkollën e mbyllur dhe dritat e shuara, për ullishtat e djegura dhe plehrat ndanë udhës së madhe të krahinës.
Në pamje të parë duket se ja, kështu po ushtrohet demokracia autentike, demokracia e popullit vetë. Sepse peticioni është një e drejtë kushtetuese që u jep mundësi shtetasve të grupojnë vullnetin e tyre dhe ta kthejnë në plebishit, në imponim, deri në ndreqjen e situatës.
Mirëpo peticionistët vetë, a dinë se çfarë kërkojnë?
Pikërisht kjo ishte pyetja që si gozhdë m‘u ngul në mendje, duke vëzhguar përpjekjet e fundme të një grupi nismëtarësh për të kundërshtuar praninë e një ministri ende me proces të hapur hetimor në qeverinë e re. Çfarë kërkojnë? Peticion për çfarë? Për të qortuar një situatë? Për të shqiptuar në emër të opinionit të shqetësuar një hall të madh politik? Për të sjellë diçka të re, që nuk mund ta bëjnë as opozita, as drejtësia, në dritë të së vërtetës? Apo thjesht për të gëzuar këndshëm dhe me fodullëk, me mirëqenie të fortë morale, suksesin e nismëtarit, suksesin e flamurmbajtësit?
Në fillimet e kohës së ndryshimit politik njerëzit u zgjuan nga fjetja e gjatë politike dhe zgjodhën rrugët e vetëshprehjes: manifestimet, demonstratat, grevat e urisë, ngujimin në zgafellet e minierës së Valiasit, rrëmbimin e armëve në depot e fshatit, djegien e magazinave. Natyrisht se nuk mund të mbetej pa u përdorur edhe e drejta e peticionit, pavarësisht se Kushtetuta e atëhershme ende nuk e garantonte. Pati shumëfarë peticionesh: tetë pikat e studentëve, dhjetë pikat e minatorëve, shtatë pikat e të drejtave të njeriut. Midis shumë peticioneve, njëri prej tyre, që mund të gjendet lirisht edhe sot në arkivat e institucionit të kryetarit të shtetit, është ai i shoqatës së porsakrijuar të romëve të Shqipërisë. Peticioni është shkruar në vitin 1991 dhe përmban kërkesa të shumëfarshme: për t‘u njohur si pakicë kulturore, për t‘u trajtuar në mënyrë të barabartë në shoqëri, për të marrë pjesë në qeverisje. Por një nga kërkesat e këtij peticioni është me të vërtetë për t‘u veçuar: "Të mos quhemi më jevgj!". E drejtë, mund të thuhet, kjo fjalë ka marrë ngjyrim përkeqësues. Por vetë autorët e peticionit, një fjali më poshtë, nënshkruajnë: "Shoqata e jevgjve të Shqipërisë". Përshkrimi i këtij episodi nuk ka të bëjë aspak me këtë bashkësi shtetasish, që vërtet meriton më shumë dashamirësi në shoqëri, por me thelbin e shqetësimit të sotëm: A dinë çfarë kërkojnë peticionistët e sotëm? Për shembull, a e dinë se për çka janë të shqetësuar ata që nënshkruajnë peticione për dëmshpërblimin e të dëmtuarve prej traumës së Gërdecit?
Është shumë e lehtë t‘i japësh vetes të drejtë të bëhesh interpret i vullneteve publikë, sidomos kur vetë shkruan e vetë vulos, vetë shpall e vetë vendos, vetë gjykon e vetë vlerëson, dhe, mbi të gjitha, mbushesh me një triumf të brendshëm absurd thjesht sepse ai tjetri, kundërshtari, për një arsye a një tjetër nuk të del përballë. Urra! Kaq ishte! "Rent, or rent, rent e thuaj/ Se betejën e fituam / Dhe Gërdecin e zbuluam!", siç do të thoshte Noli. Ti atëherë me të drejtë pyet veten e trullosur, sepse o nuk je mirë nga mendtë, o diçka e rëndësishme nuk shkon: Për kaq gjë qe bërë peticioni? Për të trembur kundërshtarin, që të mos guxojë të afrohet, dhe ti të jesh i lirë të lartësohesh e të madhështohesh si njeriu i suksesit? Sepse, sigurisht, pa kundërshtarin përballë është shumë më e lehtë fitorja!
Shumë kohë më parë, kur Shqipëria bolshevike i jepte të drejtë vetes të gjykonte gjithë botën, të padiste krimet e imperializmit dhe të socialimperializmit, të dërrmonte ideologjitë antipopullore nëpër rruzullim, në një prej sesioneve të zakonshme të OKB-së midis përfaqësuesit të Tiranës dhe një kolegu të tij "prej vendeve miq" u zhvillua pak a shumë ky diskutim:
- Nuk e kuptoj pse ju shqiptarët ngulmoni kaq shumë në çështje polemike. Nuk e dini se askush nuk ua vë veshin rezolutave, peticioneve dhe amendamenteve tuaja?
- Eh, pak a shumë e dimë … Por ju e dini atë fabulën e gjallesave të pyllit që u strukën secila në shtëpizën e vet kur në shesh doli luani, mbreti. Vetëm një konkë thyente heshtjen duke çuditur tërë mbretërinë e pyllit. Luani kaloi indiferent para konkës dhe s‘bëri asnjë shenjë. Kur në pyll sërish ra heshtja konka doli të mburrej: Ku jeni ju, bisha e gjallesa të frikura, që fshehët kryet kur luani kaloi? Unë timen e bëra, pavarësisht se ai mendjemadh nuk ndaloi …
E drejta e peticionit është një e drejtë përbashkuese. Dikush e shqipton dhe e ndërmerr në emër të interesave të rrezikuar të një bashkësie. Prej atij çasti ai diçka përfaqëson. Dhe përfaqësimi kthehet automatikisht në përgjegjësi. Nuk mund të sillesh më thjesht si vetja. Nuk mund t‘ia lejosh vetes luksin që të kënaqesh me një "fitore në tavolinë", me tërheqjen e kundërshtarit nga ballafaqimi. Sepse ti nuk ke kërkuar këtë, apo jo? Sikur nuk është në pikat e peticionit detyrimi i personit të supozuar si shkaktar i tragjedisë të mos paraqitet para kamerave për t‘iu përgjigjur shqetësimeve publike! Sikur diçka tjetër, shumë më e rëndësishme se kjo, kërkohej!
Në Shqipëri ndodh shpesh që përgjegjësi të mëdha politike dhe sociale të mos gjykohen në kuptimin juridik. Atëherë njerëzit, kur dëgjojnë se kanë dalë ca nënshkrues peticionesh që do t‘i shkojnë punës deri në fund dhe së paku një gjyq moral do t‘ia bëjnë njeriut përgjegjës, me të drejtë inkurajohen. Tek e fundit të dihet e vërteta. Sepse e vërteta është një farë profilaksie për të mos ndodhur prapë nesër e njëjta gjë. Por ky inkurajim merr fund në çastin që populli jomediatik vëren se peticionistët tjetër gjë paskan kërkuar. Ata e paskan përdorur një të drejtë kushtetuese publike thjesht për të bërë një ushtrim vetëmburrjeje, thjesht për të manifestuar "trimërinë e kones", që e bëri të vetën: Ja ku ishim, të pritëm, ti madje nuk kalove fare, kështu që kësaj pune s‘kemi ç‘i bëjmë, ama ne e treguam fuqinë tonë!
Të hysh ndërmjet publikut dhe atyre që i kanë detyrime publikut në emër të interesave të tij kushtetuese dhe të shpallësh fitoren thjesht duke përmendur frikën e tjetrit, do të thotë që në një farë mënyre të jesh dhe ti bashkëpërgjegjës. Në mos për tjetër, sepse i ke marrë të drejtën e vet kushtetuese, që mund ta nderonte më frytshmërisht dikush tjetër; dhe tek e fundit i ke marrë kohën e çmuar në një mënyrë aspak të virtytshme: duke u betuar për qëllime të larta dhe mbrojtjen e interesave të rëndësishme të qytetarëve duke rritur artificialisht vetveten në sytë e tyre. Ky paska qenë filli dhe fundi i një historie peticioni në Shqipëri!