Zakeroni, armiku i ri i Murinjos
"Preferoj të kap kreun, jo të merrem me të tjerët". I karikuar si gjithmonë, Zhoze Murinjo dëshiron të kapë kreun e renditjes sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj kërkon tri pikët nga Interi në ndeshjen e sotme ndaj Kaljarit. "Deri tani kemi luajtur tre ndeshje në një muaj, shpjegon trajneri në një konferencë shtypi. Tani do të luajmë 3 në një javë dhe do të jetë një realitet krejt i ndryshëm. Mendoj se jemi në fillim, nuk ka ardhur momenti i ‘turn over‘-it, por ata që luajnë në Kombëtare, në Champions, në kampionat, tani do të kenë tre ndeshje radhazi. Prandaj duhet të mendojmë dhe të vlerësojmë lojtarët, nëse kanë nevojë të pushojnë. Edhe sepse janë të tjerë që presin... A është skuadra ende e lodhur pas Barcelonës? Nuk jemi me fat për sa i përket kalendarit. Javën e kaluar luajtëm të dielën, ndërsa Barcelona të shtunën. Këtë fundjavë ne luajmë sot, ndërsa Napoli e zhvilloi ndeshjen e tij dje. Në prag të ndeshjes së të mërkurës do të ketë një ndeshje më shumë për të pushuar. Po tjetër? Një konkurrent direkt për titull (Juventusi) luan sot dhe pastaj të enjten. Jemi thuajse gjithmonë të pafat".
Trajneri portugez ironizon më pas në lidhje me Champions Leaguen. Murinjo nuk i ka përtypur dot kritikat në lidhje me ndeshjen e të mërkurës, ku luajti përballë Barcelonës. Dhe e kujton atë me ironi: "Julio Çesar sot nuk do të luajë, sepse është shumë i lodhur: ka prekur vetëm tre topa në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe prandaj është shumë-shumë i lodhur. Mund të bëni krahasime mes ndeshjeve që kanë luajtur katër portierët e skuadrave italiane në Champions League, për të kuptuar se sa shumë është lodhur Julio Çesar duke parë takimin me Barcelonën. Shtypi dhe opinionistët italianë i kritikojnë skuadrat e tyre që luajnë në kompeticionet europiane: Italia është një vend që qan për problemet e tij, por nuk tenton që t‘i zgjidhë ato". Më pas ai ka sulmuar edhe Alberto Zakeronin, i cili në faqet e "Gazzetta Dello Sport" kishte kritikuar mënyrën se si luajti Interi ndaj Barcelonës: "Ka fenomene, si për shembull një trajner i Interit, i cili ka hyrë në histori sepse ka humbur 5-1 në shtëpi ndaj Arsenalit. Por vjen të më japë mua leksione se si duhet ta luajë këtë ndeshje kundër skuadrës më të mirë të botës. Nuk janë aspak inteligjentë që harrojnë të kaluarën e tyre, është e pabesueshme... Për ta mbyllur diskutimin e Champions Leagues, ju kujtoj se tre ndeshjet e fundit të Interit kanë qenë kundër tre kampionëve të fundit të Europës". "Më vjen keq për Balotelin, i cili po përdoret nga shtypi: Pas ndeshjes me U-21 të gjithë e kritikojnë, thonë që nuk duhet të luajë, dhe tashmë të gjithë kthehen dhe thonë se duhej të luante titullar ndaj Barcelonës".