E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndrimi i Shkupit, s‘ka konfirmim historik

Studiues dhe akademikë shqiptarë e kanë cilësuar provokacion, enciklopedinë e re që etiketon shqiptarët si popull ardhacak të zbritur nga mali. Studiuesit shqiptarë nuk humbin kohë ta konsiderojnë edhe si dështim punën e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë për enciklopedinë e tyre të fundit. "Fakti që ndodh në shekullin e 21 nga një shtet që ka probleme të tjera, siç është çështja e emrit, është për t‘u keqardhur. Ky qëndrim nuk gjen asnjë konfirmim historik, ndërkohë që burimet thonë se para shekullit të 15 trojet që sot i quajmë Maqedonia Perëndimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare", u shpreh historiani Pëllumb Xhufi. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanas", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të financuar nga qeveria e Maqedonisë, shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase, duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20 shqiptarët numëronin 20 mijë banorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›