Godo: Ministria e Jashtme të nisë komunikimin diplomatik me Shkupin
Politikani, historiani dhe shkrimtari i njohur, Sabri Godo, e ka vlerësuar si një akt shumë të rëndë për bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve citimet që shkruhen në enciklopedinë e Maqedonisë, ku shqiptarët citohen si të ardhur shumë vonë në ato toka. "Nënteksti i kësaj është t‘u bëhet thirrje maqedonasve të çlirohen nga pushtuesit. D.m.th të hyjnë në një konflikt të hapur me shqiptarët. Nëse u vëmë gjërave emrin e vërtetë të tyre, atëherë do themi që ky është një atentat që i bëhet bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes në Maqedoni. Është një nxitje për konflikt të hapur. Si ideologji kjo nuk është një gjë e re, se 100 vjet më parë kanë folur serbët, që shqiptarët janë të egër, janë me bisht, jetojnë nëpër pyje, etj., etj. Kjo është një përsëritje e asaj, shkelin drejtpërdrejt në këto gjurmë të këtyre serbomëdhenjve të kohës së shkuar", shprehet Sabri Godo. Ai thotë më tej se Ministria e Jashtme të nisë komunikimin me Shkupin zyrtar nëpërmjet kanaleve diplomatike, një veprim që sipas politikanit të njohur, nuk është një ogur i mirë. "Tani sipas mendimit tim, duhet që qeveria maqedonase të thotë fjalën e vet, po ose jo, kjo është bërë me investimin e qeverisë maqedonase. Në qoftë se pajtohet me të dhe e lë në qarkullim këtë gjoja vepër të akademikëve të fandaksur, atëherë kjo është një rrëshqitje e rrezikshme, që çon drejt përçarjes së Maqedonisë", vijon Godo.
Në analizën historike të këtij pretendimi, të shkruar në fjalorin e ri enciklopedik, shqiptarët rezultojnë për herë të parë si asnjëherë tjetër, sipas Godos, edhe pushtues. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë "minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve", thotë Godo, i cili e cilëson enciklopedinë, një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve.
Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe qeveria maqedonase të reagojë. Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria dhe uzurpues të shtëpive maqedonase.