Akademia e Shkencave, nis aplikimi për “Anëtar i asociuar”
Jonida Tashi
Nisin aplikimet për tu bërë “Anëtar i asociuar” në Akademinë e Shkencave. Vende vakante për akademik të asociuar janë vetëm 15. Drejtuesit e Akademisë së Shkencave bëjnë të ditur për gazetën “Albania” se afati maksimal i dorëzimit të dosjes me dokumentet e aplikimit është data 20 tetor. Gjithashtu, Komisioni Përzgjedhës që do të bëj përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura ka përcaktuar kriteret, dokumentet si dhe fushat e konkurrimit për “Anëtar të asociuar” të Akademisë së Shkencave (ASH). Ndërkohë që, garës për tu bërë “Anëtar i asociuar” i Akademisë mund t’i futen edhe personat, që kanë paraqitur dokumentet për “Anëtar të Rregullt të ASH” dhe që nuk kanë fituar. Kështu, në rast se këta ish-garues për akademik dëshirojnë të kandidojnë për “Anëtarë të Asociuar të ASH”, mjafton të bëjnë vetëm një kërkesë, pa paraqitur dokumentet që nevojiten për akademik i asociuar. Asambleja e re e Akademsië së Shkencave do të përbëhet nga 45 akademik. Në këtë përbërje do të bëjnë pjesë 30 akademik të rregullt, të cilët janë përzgjedhur pak kohë më parë dhe 15 akademikët e asociuar, që do të përzgjidhen së shpejti. Pas përzgjedhjes së akademikëve të asociuar në Akademinë e Shkencave do të nis një tjetër garë më e fortë se dy të parat, që është ajo zgjedhjes së kryetarit të ri të saj. Aktualisht, në krye të Akademisë qëndron gjeofizikanti dhe akademiku Teki Biçoku. Këtë post ai do të mbaj deri në fundin e këtij muaji, kohë në të cilën pritet të përfundojë reformimi i Akademisë së Shkencave.
Kriteret
Anëtarët e asociuar të Akademisë do të zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, të cilët nëpërmjet punimeve dhe veprave shkencore kanë dhënë ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e shkencës dhe formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Anëtarë të asociuar të Akademisë do të zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve e qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor”.
Dokumentet
Aplikimi për anëtar i asociuar në akademi nis me plotësimin e formularit të aplikimit për titullin “Akademik i Asociuar”. Ky formular mund të tërhiqet në zyrën e protokollit të ASH-së, ose të shkarkohet nga interneti në faqen e Akademisë së Shkencave ëëë.akad.edu.al. Formulari duhet plotësuar në gjuhën shqipe. Ndërsa bibliografia e botimeve e ndarë në tri pjesë: Monografi; Artikuj të botuar në revistat shkencore qendrore shqiptare dhe të huaja; Tekste universitare. Lista e botimeve duhet t’i përmbahet renditjes kohore, duke veçuar qartë botimet e 5 viteve të fundit. Bibliografia gjithashtu duhet t’i përmbahet sistemit ndërkombëtar të citimit (autori/autorët, titulli i librit ose artikullit, për artikujt – titulli i revistës, për librat – shtëpia botuese, viti i botimit, numri i faqeve, për revistat - faqja e fillimit dhe e mbarimit). Në bibliografi duhet të përfshihen 2-3 artikuj ose kapituj librash në shqip.
Dosjet
Dosjet e aplikantëve, të shoqëruara edhe me përmbajtjen e tyre, mund të të paraqiten në formë elektronike (format pdf ose një tjetër të pandryshueshëm), të shoqëruar nga fotokopje të botimeve (artikuj shkencorë, referate të botuara në përmbledhje të konferencave, monografi, tekste mësimore). Për botimet shkencore në formë elektronike mund të jepet adresa on line, ku ato janë në formë të plotë (me format pdf ose format tjetër, që hapet në rrugë elektronike). Por dosjet mund të dorëzohen edhe dorazi në protokollin e Akademisë së Shkencave në adresën: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, sheshi “Fan S.Noli” Tiranë. Afati maksimal i dorëzimit të dosjes me dokumentet e aplikimit është 20 ditë pas shpalljes së konkursit. Përzgjedhja e kandidatëve që do të aplikojnë për “Akademik i asociuar” do të kryhet sipas fushave të shpallura, që janë ndarë në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë shkencat albanologjike, shoqërore dhe humanitare. Në këtë grup përfshihen fushat: Albanologji (Gjuhësi, Histori, Arkeologji, Kulturë popullore); Ekonomi-Sociologji, Drejtësi; Art. Ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë shkencat natyrore, ekologjike dhe teknike. Pesë fushat që përfshihen në këtë grup janë: Matematikë e Fizikë; Shkenca inxhinierike; Shkenca mjekësore; Shkencat e tokës, të bujqësisë, të veterinarisë e pyjeve; Biokimi, Biologji molekulare, mikrobiologji e bioteknologji.
Dokumentet
1. Formulari i aplikimit për titullin “Akademik i Asociuar” që mund të tërhiqet në zyrën e protokollit të ASH-së ose të shkarkohet nga interneti në faqen e Akademisë së Shkencave ëëë.akad.edu.al
2. Formulari duhet plotësuar në gjuhën shqipe.
3. Bibliografia e botimeve e ndarë në:
Monografi.
Artikuj të botuar në revistat shkencore qendrore shqiptare dhe të huaja.
Tekste universitare.
Lista duhet t’i përmbahet renditjes kohore, duke veçuar qartë botimet e 5 viteve të fundit.
Bibliografia gjithashtu duhet t’i përmbahet sistemit ndërkombëtar të citimit (autori/autorët, titulli i librit ose artikullit, për artikujt – titulli i revistës, për librat – shtëpia botuese, viti i botimit, numri i faqeve, për revistat - faqja e fillimit dhe e mbarimit).
4. Dy-tre artikuj ose kapituj librash në shqip.
5. Dosjet e aplikantëve, të shoqëruara edhe me përmbajtjen e saj, të paraqiten në formë elektronike (format pdf ose një tjetër të pandryshueshëm), të shoqëruar nga fotokopje të botimeve (artikuj shkencorë, referate të botuara në përmbledhje të konferencave, monografi, tekste mësimore). Për botimet shkencore në formë elektronike mund të jepet adresa on line, ku ato janë në formë të plotë (me format pdf ose format tjetër, që hapet në rrugë elektronike); dosjet mund të dorëzohen edhe dorazi në Protokollin e Akademisë së Shkencave në adresën: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, sheshi “Fan S.Noli” Tiranë.
6.Afati maksimal i dorëzimit të dosjes me dokumentet e aplikimit është 20 ditë pas shpalljes së konkursit.
7.Personat që kanë paraqitur dokumentet për “Anëtar të Rregullt të ASH” dhe që nuk kanë fituar, në rast se dëshirojnë të kandidojnë për “Anëtarë të Asociuar të ASH”, mjafton të bëjnë vetëm një kërkesë, pa paraqitur dokumentet e mësipërme.
Shpërndarja e 15 vendeve vakante për “Akademik të Asociuar”
Grupi I: Shkenca albanologjike, shoqërore dhe humanitare
Fusha Nr.i vendeve
Gjuhësi/Letërsi 2
Histori/Arkeologji/Gjeografi 3
Antropologji 1
Filozofi/Sociologji/Ekonomi/Drejtësi 2
Arte/Shkenca për sportin 1
Grupi II: Shkenca natyrore, ekologjike dhe teknike
Fusha Nr.i vendeve
Matematikë/Informatikë 1
Kimi/Fizikë 1
Shkenca mjekësore 1
Shkenca inxhinierike 2
Shkenca bujqësore, ekologjike 1
dhe biologjike
10 Tetor 2008