Gudar Beqiraj: “Jam i gatshëm për të drejtuar Akademinë e Shkencave”
Flet nënkryetari i Akademisë së Shkencave për realizimin e reformave. Si do të bëhet përzgjedhja e akademikëve të asociuar dhe e krerëve të Akademisë
Intervistoi Albert Gjoka
“Jam i gatshëm që të marr drejtimin e Akademisë së Shkencave”. Kështu është shprehur në një intervistë për “Albania”-n zoti Gudar Beqiraj, nëndrejtori i emëruar i këtij institucioni, në prag të përzgjedhjes së strukturave të reja drejtuese. Akademik Beqiraj, i njohur gjerësisht në sportin peshëngritjes, pohon se ka eksperiencën e duhur profesionale për të marrë këtë detyrë. Ai tregon për gazetën dhe për procesin e përzgjedhjes së akademikëve, ku ka hedhur poshtë ndonjë kontestim të bërë publik në media. Po ashtu, akademiku Beqiraj sqaron edhe procedurat e përzgjedhjes së akademikëve të asociuar dhe procedurat për zgjedhjen e strukturave të reja të Akademisë së Shkencave prej Asamblesë së saj.
Zoti Beqiraj, si e vlerësoni procesin e përzgjedhjes së akademikëve të rinj?
Vërtet është bërë një punë e madhe që në momentin e shpalljes së procedurës për përzgjedhjen e akademikëve. Janë ndjekur me saktësi të gjitha elementet e kësaj procedure, duke filluar që me datat, mënyra sesi janë paraqitur dhe si është shpërndarë dokumentacioni etj. Në të gjitha aspektet procesi është realizuar në mbështetje të ligjit. Nuk ka pasur gjatë kësaj periudhe asnjë kontestim zyrtar për të gjithë procedurën dhe për emrat që janë përzgjedhur.
A mendoni se kemi një trupë akademikësh shumë më të mirë sesa ajo që ka qenë deri dje?
Në fund të fund edhe ata akademikë që sot janë në pension, edhe ata janë figura. Shpesh kam lexuar në media se janë përjashtuar akademikët që me të vërtetë janë figura të mëdha të shkencës dhe kulturës apo artit në Shqipëri. Për ta sqaruar këtë moment dua të theksoj se sipas ligjit nuk janë ata që janë mbi 75 vjeç ata që janë anëtarë të rregullt të Akademisë së Shkencave, por ata e mbajnë titullin “Akademik” për gjithë jetën. Vetëm nëse duan ta dorëzojnë vetë sipas ligjit. Edhe në këtë rast, ky grup personalitetesh, mbi 75 vjeç, kanë të drejtën deri në 10 prej tyre të përzgjidhen anëtarë të përhershëm të Akademisë së Shkencave. Ne sot kemi përcaktuar tre prej tyre. Jemi në këtë fazë. Është kompletuar mbi gjysma e kuorumit për të bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave sipas ligjit. Mbi 23 veta. Ne sot jemi 27 akademikë. Mbeten për t’u përzgjedhur edhe tre të përhershmit, gjë që do të bëhet në mbledhjen e parë të Asamblesë, e cila do të mblidhet së shpejti. Po ashtu, kemi nisur procedurën për të përzgjedhur akademikët e asociuar.
Kur do të fillojë procedura e përzgjedhjes së akademikëve të asociuar dhe mbi çfarë kriteresh do të bëhet seleksionimi i tyre?
Garën për akademikët e asociuar ne e kemi shpallur para dhjetë ditësh. Që në atë moment ka filluar puna për përzgjedhjen e tyre. Kemi nxjerrë në internet kriteret dhe formularin që duhet të plotësojnë. Ata mund të vijnë në Akademinë e Shkencave që të marrin formularin deri më datën 20 tetor.
Sa është numri i akademikëve të asociuar që do të përzgjidhen nga ky proces?
Numri i tyre është 15. Në momentin që vijnë aplikimet dhe deri më 20 tetor secili do të paraqesë dokumentet. Nga ana tjetër, kanë të drejtën të kandidojnë të gjithë ata që konkurruan por nuk fituan titullin e akademikut. Ne kishim 83 dosje. Fituan 20 vetëm 20 kandidatë titullin e akademikut. Pra, kanë mbetur edhe 63 dosje. Këta duhet të bëjnë vetëm një kërkesë nëse duan të kandidojnë për titullin e akademikut të asociuar, pasi mund të ndodhë që ndonjëri që ka konkurruar për akademik, nuk dëshiron të kandidojë për një titull më poshtë si ai i akademikut të asociuar. Kjo është në zgjedhjen e secilit. Kjo mënyrë është e miratuar edhe nga Kryesia e Akademisë. Pasi të mbarojë afati i aplikimit, pra pas datës 20 tetor, do të ngrihen dy grupe vlerësimi, të cilat do të marrin dhe shqyrtojnë të gjitha dosjet në bazë të opinioneve dhe vlerësimeve; pra sipas fushave të Shkencave Natyrore Teknike dhe Shkencave Shoqërore. Sipas ligjit, Asambleja e Akademisë, e cila aktualisht përbëhet nga 30 anëtarë, do të bëjë përzgjedhjen e 15 akademikëve të asociuar.
Cili do të jetë roli i akademikëve të asociuar?
Ata marrin pjesë në strukturën e Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe do të marrin pjesë në përzgjedhjen e strukturave të saj. Asambleja bëhet me 45 anëtarë. Këta do të votojnë për kryetarin. Sipas asaj që ne e kemi parapërgatitur, të drejtën për t’u përzgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave e kanë vetëm akademikët e rregullt dhe akademikët e përhershëm. Janë gjithsej 30 të tillë. Për mua kjo mënyrë është më demokratike. Pra nuk do të ketë kandidaturë të shpallur që iks apo ipsilon akademik brenda 30 personaliteteve, por të gjithë janë potencial për t’u përzgjedhur. Secili ka mendimin dhe vlerësimin e vet dhe do të votojë për atë që mendon.
Kur do të bëhet mbledhja e Asamblesë?
Menjëherë sapo të miratojmë statutin dhe të përfundojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të asociuar, do të bëhet mbledhja e saj.
Pra ka shumë akademikë që mund të konkurrojnë për kreun e Akademisë. A kanë dalë emra konkretë, të cilët duan të lançojnë një platformë për drejtimin e këtij institucioni?
Jo, nuk kanë dalë emra të tillë ende. Pasi nuk është si në partitë, ose institucione të tjera që e kanë me ligj, rregullore, apo statut. Nuk është p.sh., si në sport, ku unë kam kaluar gjysmën e jetës time, ku për drejtimin e federatave zakonisht kandidojnë tre veta. Këtu është ndryshe. Është organizmi i Asamblesë së madhe, me akademikët e përhershëm, me akademikët dhe ata të asociuarit. Pra, të drejtën për t’u përzgjedhur e kanë vetëm 30 veta, duke përjashtuar akademikët e asociuar.
Ju keni qenë gjatë gjithë kësaj kohe nënkryetar i Akademisë së Shkencave. Sa jeni i gatshëm që të ofroheni për të drejtuar këtë post?
Është një pyetje që nuk është në natyrën time që të shprehem. Por, përderisa unë mora me emërim një detyrë të tillë (nënkryetar i Akademisë së Shkencave), që po e bëj me dëshirën e madhe së bashku me ekipin, unë jam i gatshëm. Punët e mira bëhen me ekip. Me moshën që kam e plotësoj kriterin, sepse mosha për të dalë në pension e akademikëve është 75 vjeç. Mirëpo unë nuk dua ta çoj veten kaq lart. Kam qenë i mendimit që ajo të jetë më poshtë; 70 apo 65 vjeç. Unë dua të punoj edhe këto 5 vjet. Nëse do të më jepet rasti, dua të bëj një punë që të mbetet për Akademinë e Shkencave nëse ata do të votojnë. Unë jam i gatshëm, por janë të tjerët që do të më votojnë dhe do të vlerësojnë punën e secilit. Kjo është një punë që unë mund ta bëj, sepse kam qenë 15 vjet drejtues në një institut shkencor dhe tashmë në këtë akademi, së bashku me kryetarin, profesorin e nderuar Teki Biçoku, që edhe ai mund të jetë kandidat. Këtu nuk varet nga kandidimi. Profesori mund të jetë një nga tre akademikët e përhershëm që mund të kandidojë. Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për të. Ne kemi realizuar detyra të tilla, të cilat i kemi bërë në mënyrë të përsosur.
Akademia e Shkencave deri tani ka qenë shumë e kritikuar për punën që ka bërë. Çfarë duhet të bëjë kjo akademi tani për ndryshimin e misionit të saj, realizimin e strategjive dhe projekteve?
Nëse do të jetë ky ekip, siç ne po punojmë tani, kemi menduar për të ndërmarrë projekte; siç po bëjmë tani projektin për studimin e ekosistemit ujor të liqenit të Shkodrës. Ky është një projekt i madh. Kujtojmë se vite më parë përmbytej Lezha. Realizimi i tij do të japë zgjidhje. Aktualisht në Akademinë e Shkencave po bëhet një punë e madhe. Janë dhënë fonde edhe nga qeveria. Por, nëse nuk do të mbështetemi nga qeveria, Akademia nuk ka se çfarë të bëjë. Kjo është ideja ime. Se çfarë mund të bëjë Akademia ndryshe? Sepse tashmë nuk ka institute dhe do të aktivizojë këta njerëz; duke pasur disa akademikë në pozicione kyçe, mund të bëjmë punë të mira. Këta akademikë janë energjikë. Mosha mesatare e akademikëve më parë ka qenë 72-73 vjeç, ndërsa tani ka arritur në 61-62 vjeç. Kjo do të japë patjetër kontribut; do të ketë patjetër efekt për punën.
Ju vlerësoni akademikët e përzgjedhur, por tek-tuk ka pasur edhe kontestime?
Përzgjedhja është bërë mes 83 vetave. Nuk ke çfarë të thuash për ata që nuk kanë fituar që tani shprehin inate, siç ndodh kudo në gjithë botën. Nuk ke ç’të thuash për asnjërin prej atyre që fituan. Këtu ishin 5 profesorë të huaj dhe katër akademikë shqiptarë që bënë vlerësimin. Nuk është e vërtetë si në një shkrim të publikuar në gazetën “Tema” që unë iu përgjigja me një replikë të vogël. Nuk kishte kuptim të gënjente autori i shkrimit, Besnik Gjongecaj, që shkruante se komisioni ishte vetëm me të huaj, apo komisioni ishte joshqiptar. Në këtë pikëpamje, secili votoi sipas mënyrës së tij. Për mua, procedura ka qenë super e saktë. Jam kujdesur vetë që të kemi çdo gjë; që të mos vijë nesër dikush dhe të trokasë për shkelje. Janë firmosur të gjitha fletët e votimit nga anëtarët e komisionit të votimit. Jam i qetë se këtu është bërë e drejtë fare.
10 Tetor 2008