E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti i Brukselit vlerësime për punën e policisë shqiptare

24-08-2013 / Gazeta 55

Pavarësisht nga shqetësimet e socialistëve për gjendjen e rendit në Shqipëri dhe akuzave ndaj krerëve të Policisë së Shtetit për korrupsion dhe aleancë me krimin, Brukseli duket se vlerëson punën e uniformave blu në Shqipëri. Mediat shqiptare në Bruksel kanë mundur të zbardhin një pjesë të vlerësimeve paraprake në bazë të cilave hartohet progres-raporti i këtij viti. Në të nuk mungojnë fjalët pozitive për policinë shqiptare, ndërsa lexohet shprehimisht se Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda është veçanërisht i mirëorganizuar. Stafi i këtyre strukturave vlerësohet si shumë i përgatitur dhe me njohuri të plota të teknikave të fundit investigative. Hetimet ndaj grupeve kriminale të organizuara dhe trafikut të drogës po zhvillohen - sipas raportit - në mënyrë profesionale, me nivel të lartë intuite dhe angazhimi, si dhe me përkushtim të madh njerëzor dhe organizativ. Ndërsa bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar cilësohet si evident dhe i vazhdueshëm, sipas specialistëve të Brukselit, Policia Shqiptare në përgjithësi po punon shumë mirë ndërsa puna investigative nga burimet e inteligjencës është në rritje

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›