Ne, kroatët, kemi hyrë në një derë që duhet të mbetet e hapur për të tjerët
Flet Komisioneri i ri i BE-së për konsumatorët, kroati Neven Mimica
“Kroacia ka treguar se është e mundur”, një e ardhme evropiane për Ballkanin, “dhe e ka provuar jo vetëm për ata që janë në rajon, që e dinë se është e mundur, por për të gjithë në Evropë”. Kështu e nisi Komisioneri i ri i BE-së për konsumatorët, kroati Neven Mimica, në një intervistë për agjencinë ANSA, duke thënë se ka “besim” dhe duke theksuar se vendi i tij është “duke hyrë nga një derë që duhet të mbetet e hapur për të tjerët”. “Kudo”, siguroi Mimica, “ka një angazhim të thellë për të ardhmen evropiane të rajonit, dhe ne shohim se kjo është duke ndihmuar në kapërcimin e sfidave të shumta që ekzistojnë, edhe pse nganjëherë kjo është një proces i ngadalshëm”. Duke veshtuar nga Zagrebi, proces i hyrjes në BE, në fakt, e ka ndryshuar për mirë Kroacinë’”, tha Komisioneri, i cili kujton se kish qenë “dëshmitar dhe aktor në plan të parë, sepse kjo ka çuar në një ‘‘ mirëfunksionimi demokracisë, respekt për të drejtat themelore dhe miratim të plotë të vlerave mbi të cilat bazohet BE-ja.