E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Lajm i keq për shqiptarët që Zv/kryeministër do kenë atë që fundosi Bashkinë e Korçës

24-08-2013 / Gazeta 55

Numri 2 i qeverisë së ardhshme, titullari që ka shkaktuar dëme ekonomike në miliona euro

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quan Bashkinë e Korçës, njësinë vendore më të korruptuar dhe me dëmin më të lartë ekonomik për vitin 2012-të. Titullari i këtij institucioni, Niko Peleshi do të jetë zv/kryeministër, pra, numri 2 në qeverinë e ardhshme. “Një nga tre bashkitë me dëm më të lartë ekonomik në vitin 2012 është Bashkia Korçë... Një lajm i keq për shqiptarët që presin titullarin e kësaj bashkie të jetë nr. 2 i qeverisjes së mirë pas shtator 2013”- shkruan në komentin e saj në Facebook, Topalli. Dëmi ekonomik në Bashkinë Korçë, sipas një raporti i KLSH, rezulton në miliona euro dhe përgjegjës për këtë hendek është Niko Peleshi. Emërimi në një detyrë të re s’duhet ta fshehë dhe as ta kalojë në plan të dytë hetimin ndaj tij. Kuptohet se Edi Rama ia ka kryer këtë shërbim Nikos së tij, për shkak se dëmi i madh ekonomik në bashkinë e qytetit juglindor nuk është krejt rastësor apo mungesë plani të të ardhurave, por se paratë kanë shkuar për interesa të aksioneve politike të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›