E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademik Radovicka nje personalitet me vlera poliedrike

/ /

E ndjeva veten te frymezuar si i pranishem ne mbledhjen honorifike kushtuar 90 vjetorit te lindjes se akademik Petrit Radovicka te organizuar nga Akademia e Shkencave ne sallen Aleks Buda te saj oratoret e shumte me fjalen e tyre flori dhe te tjeret me heshtjen domethenese te argjendte njezeri pershendeten organizatoret e ketij manifestimi dinjitoz me mjaft vlere mjaft instruktiv dhe me mjaft emocione.
Ata qe e njihnin nga afer qe kane punuar dhe jetuar me te si bashkepunetore si projektues dhe si zbatues me kujtimet e tyre pasionante dhe prekese e riprodhuan mjaft mire figuren dhe personalitetin poliedrik te akademikut Petrit Radovicka. Ishte nje aktivitet teper dinjitoz dhe i mencur i Akademise se Shkencave qe meriton te gjitha falenderimet.
-Figura e akademikut Petrit Radovicka ka rrezatuar jo vetem ne plan kombetar por edhe ne plan nderkombetar. Ajo ka lene gjurme te fuqishme ne Akademine e Shkencave ne Universitetin e Tiranes ne Institutet projektuese te ndertimit ne veprat energjetike etj.
Pa asnje medyshje aktiviteti ne fjale vlera dhe jehona e tij i kalon permasat e nje aktiviteti mbreselenes akademik ai meriton dhe shtrirje te tjera intelektuale sidomos universitare dhe studentore ku nevojat aktuale per te mesuar pervojen shqiptare perlat e shkencave teknike e natyrore te ketyre niveleve duhet te jene ne zemren e formimit te tyre shkencor e teknologjik ne kete kontekst e ndjeva te nevojshme te shkruaja disa rreshta ne perpjekje per te bere nje sinteze perfaqesuese te figures poliedrike te akademikut Petrit Radovicka duke vene ne dukje disa vlera te vecanta te konfirmuara pa asnje rezerve ne mjediset intelektuale

Ai ishte njeri me mjaft kontribute te spikatura kombetare te cilat kane lene gjurme te perhershme ne zhvillimin shqiptar. Ne kete proces te admirueshem ai vetem me pune dhe nepermjet punes ka gdhendur personalitetin dhe dinjitetin e tij ne kete proces te suksesshem ai ne heshtje eshte kthyer ne nje lapidar me vlera te medha fymezuese dhe kombetare per specialistet per studiuesit per profesoret per studentet etj. Madje kjo eshte nje nga kontributet kryesore kombetare te figures se tij. Ne fushat e shkencave teknike zor se mund te gjesh ndonje te dyte.
Ishte njeri i rralle njeri fisnik i donte shume njerezit shoket dhe bashkepunetoret respektonte pa asnje paragjykim punen e tyre i degjonte dhe konsultohej me ta mendimi racional i bashkepunetoreve nenvizohej fuqishem ne konkluzionet e tij. Kur kolegu i tij kishte te drejte ai jo vetem e perkrahte dhe e mbeshteste pa rezerva por i behej garant dhe e mbronte qofte edhe ne nivelet me te larta shteterore. Koleget e tij dine mjaft raste konkrete qe me nderhyrjen e tij te guximshme dhe te argumentuar ai u ka vene gjoksin dhe ka shpetuar mjaft prej tyre.
- Ishte nje intelektual i kompletuar njohes i mire i disa gjuheve te huaja me nje formim akademik ne shkolla te larta te degjuara ku la gjurme me rezultatet e larta si student.
- Ishte nje shkencetar i niveleve nderkombetare pjesetar ne mjaft konferenca nderkombetare me kontributet e tij me vlere ai njihte dhe zoteronte shume mire jo vetem shkencen e tij te hidroenergjetikes por dhe te gjitha shkencat e tjera qe perbenin sfondin e saj si gjeologjine mekaniken ndertimin elektrotekniken ekonomine etj. me te cilat vepronte me lehtesi dhe kompetence te nje specialisti.
- Oratoria e tij shkencore ishte e paster inxhinierike dhe algjebrike pa retorika shterpe karakteristike e mediokritetit ajo ka qene mbreselenese dhe konstruktive mendimi i tij shkencor ishte enciklopedik gjithnje i sakte dhe bindes. Ne parashtresat teknike dhe shkencore qe ishin pjese e rendesishme dhe e rendomte e punes se tij teper intensive dhe te pergjegjshme mendimi i tij shkencor ekonomik organizativ etj. ishte nje uragan i fuqishem qe pastronte mendimin me pak vlere skeptik dhe burokratik qe perhapte mjegullnaje qe asfiksonte idete racionale ai filtronte lehtesisht informacionin nga zhurma informative dhe sintetizonte lehtesisht konkluzione te rendesishme dhe te fuqishme. Komunikonte mjaft mire me argumentin shkencor me sfondin diplomatik me komunikimin e suksesshem njerezor. Kam pasur rastin qe keto vecori te tij ti konfirmoj per nje kohe teper te gjate ne punen ne universitet ne arsim dhe ne shkence etj.
- E tere veprimtaria e tij mbartte energji pozitive te jashtezakonshme ide dhe mendime me vlere te vecante pasion perkushtim atdhedashuri shqiptarizem.
- Emri dhe puna e tij ne radhe te pare eshte e lidhur me te gjitha veprat energjetike te fuqishme qe u ngriten ne Shqiperi dhe te gjitha ato kane themeluar shkollen e fuqishme te energjetikes shqiptare. Kjo eshte teper frymezuese.

- Personaliteti i akademikut Petrit Radovicka evokon tere plejaden e specialisteve qe punuan me te dhe qe si nje konstelacion i ndritshem e rrethuan ate. Ata jane te shumte por pa asnje medyshje vijne ne vemendjen tone prof. Farudin Hoxha prof. Emin Mysliu personalitete si Ismail Ahmeti Egon Gjadri prof. Kico Negovani prof. Pandi Stratoberdha e Pandi esmaxhiu Niko Pano e shume e shume te tjere.
- Ne nje veshtrim me te gjere figura e tij evokon dhe mjaft personalitete te elites shkencore akademike universitare shqiptare bashkekohes dhe bashkepunetor me ta duke u ndalur ne shkencat teknike natyrore mund te kujtonim disa prej tyre si akademiket Petraq Pilika Kole Popa Sotir Kuneshka Kol Paparisto Selaudin Beteshi Ylli Popa Bajram Preza prof Ulvi Vehbiunprof Pandeli Cina e shume te tjere. shte me rendesi te veme ne dukje se mjedisi qe rrethon shkencetarin nxit me tej dhe rrit ndjeshem kontributin dhe vlerat e tij. Kjo eshte reflektuar gjeresisht edhe ne personalitetin e akademikut Petrit Radovicka.
Puna dhe vepra e tij ka qene mbreselenese ne universitet si rektor elitar si drejtues i afte i nderuar dhe i respektuar si shkencetar dhe si pedagog kane qene mbreselenese ne Akademine e Shkencave si nenkryetar i saj ne ish-Komitetin e Shkencave dhe te Teknikes si drejtues si konceptues koordinues dhe realizues etj.
- do njeri jeten dhe aktivitetin shkencor dhe kombetar te akademikut Petrit Radovicka mund ta kete nje model teper te suksesshem per ta imituar. Ai ne heshtje eshte nje vlere njerezore shkencore arsimore ekselente. Une e konsideroj veten me mjaft fat qe kam punuar per nje kohe te gjate me te ne Universitetin e Tiranes dhe ne Akademine e Shkencave.
- Kontributi i tij shkencor cdo vit ne rritje pervoja e tij shume e pasur perbejne nje thesar te cmuar per shkencen tone per studiuesit dhe projektuesit qe nga debutantet e deri te te tjeret me karriere.
- Ai eshte dhe do te mbetet nje vlere e spikatur kombetare prandaj ashtu sic rezultoi ne kete takim jubilar ai prej kohesh e ka te merituar dekoraten Nderi i Kombit emri i tij do te nderonte vepren energjetike shqiptare duke u gdhendur ne nje hidrocentral te fuqishem. Keto formalizime shteterore te merituara deri tani te vonuara do te certifikonin kontributet e tij dhe do te parandalonin korozionin eventual te vlerave duke i ruajtur ato me dashuri gjate viteve.

Akademik Bardhyl Golemi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›