Rasti Kleçka, lirohet Fatmir Limaj dhe 9 pjestarët e UÇK- së
Kosovë- Gjykata ka lënë të lirë të gjithë të pandehurit e rastit Kleçka. Sipas një njoftimi të EULEX Gjykata ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi për nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe 9 ushtarë të UÇK- së.
Trupi gjykues e ka rrëzuar akuzën e dëshmitarit X, Agim Tozaj, pasi argumentohet se nuk mund të pranohen deklaratat dhe ditaret e tij.
Gjykimi për 10 personat në fjalë filloi pas deklaratave të Agim Zogaj se Limaj dhe 9 ushtarë të UÇK- së kishin vrarë disa civilë serbë dhe shqiptarë gjatë luftës me Serbinë në vitin 1999.
Ndërësa një vit më parë ai u gjend i varur në një park të qytetit në Duisburg të Gjermanisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Krimet e UÇK-së, vijon procesi gjyqësor ‘Kleçka’ Kosovë- Proçesi gjyqësor për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 ish-luftërarët...
- “Kleçka”, nis gjykimi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së Prishtinë- Nëntë pjestarët e proçesit Kleçka janë përballur dje me...
- Procesi Limaj në Kosovë, nis seanca e radhës Kosovë- Dhjetra qytetarë u mblodhën sot në mëngjes para gjykatës...