Raporti i vjetor, ISKSH: Numri i përfituesve 25% më i lartë
TIRANË- Miratimi i Ligjit të ri të Sigurimeve Shëndetësore vec tranformimit të ISKSH në Fond Sigurimesh duket se ka ndikuar pozitivisht edhe në zgjerimin e bazës së përfituesve nga skema shëndetësore.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor Elvana Hana referuar, raportit vjetor numri i përfituesve të siguruar ka pësuar rritje në masën 25 vetëm gjatë vitit të fundit.
Sipas të njëjtit burim fondi për rimbursimet lëvruar nga qeveria në vitin 2011 është 2 herë më i lartë krahasuar me vitin 2006, nga 3.4 miliardë lekë në 6.9 miliardë lekë, c’ka sipas raportit vjetor është reflektuar edhe në rritjen me 76. 000 të numrit të pacientëve që kanë marrë receta me rimbursim krahasuar me vitin 2007.
Në total për vitin 2011 janë paraqitur për herë të parë për vizitë tek mjeku në Qendrat Shëndetësore rreth 1,100.000 persona, ose 93 mijë persona më shumë se në vitin 2010.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)