Greqi, dorëzohet në polici vrasësi i 17 vjecarit
KORFUZ- U dorëzua sot paradite në policinë e Korfuzit 19 vjecari shqiptar, që vrau mbrëmjen e së mërkurës në qëndër të ishullit, bashkatdhetarin e tij 17 vjecar.
Së bashku me të ishte edhe vajza që u bë shkak për sherrin e përgjakshëm dhe që tani akuzohet për bashkëfajësi në krim.
Të dy të rinjtë ishin të shoqëruar nga avokatët e tyre.
Dje u zhvillua funerali i 17 vjecarit, të cilit policia i kushtoi vëmendje të vecantë për të parandaluar ndonjë gjakmarrje e mundshme. Mbrëmë miqtë e djaloshit u mblodhën në vendin ku ai u vra me thikë dhe vendosën qirinj dhe lule për të.
Adoleshenti shqiptar u vra parmbrëmë nga thika e një 19 vjecari gjithashtu shqiptar dhe shkak për këtë krim, u bënë mesazhet që sipas autorit të krimit, viktima kishte shkëmbyer me të dashurën e tij.
(m.a/BalkanWeb)