Akademiku që jetoi dhe krijoi në mërgim politik, pasi u lirua nga burgu
Autori i Lajmit: red.
Lindi në Dukagjin më 1925 dhe u shkollua në Kolegjin Jezuit në Shkodër. Poeti Pano Taçi, i burgosur politik, tregon se Martin Camaj mori pjesë në Kryengritjen e Postribës dhe kur u burgos janë njohur bashkë. Me t u liruar arratiset në Jugosllavi. Më pas shkon në Itali, ku vazhdon studimet dhe laurohet. Karierën akademike e zhvillon në Gjermani ku emërohet profesor në katedrën e Albanologjisë, në Universitetin e Munihut. Gjatë periudhës së emigrimit politik ka botuar poezi, tregime e romane duke u bërë një prej shkrimtarëve më të njohur të diasporës si dhe një ndër autoritetet e shquara të krejt letërsisë shqipe. Vdiq larg atdheut, në Munih, në vitin 1992. Për këtë antologji kemi shkëputur një pjesë nga proza e tij metaforike kafkiane e titulluar“Dranja”, ku mishërohet ankthi dhe vuajtja e të qënit larg atdheut.
Fragmente nga “DRANJA”
NJË THIRRJE E PAPRITUN NË TELEFON
“Kemi pru një breshkë nga vendi yt - më tha dikush në telefon larg si prej një kontinenti tjetër - Desha të pyes, çka ha ky dreq”?
“Dranja”? Më shpëtoi fjala.
Ai nuk më mori vesh dhe qeshi gazakeqas.
“Puna ashtë se ajo ban grevë uje - shpjegoi - e s dimë çka të bajmë me të”!
“Lëshonje të lirë! Le të shohë ndër vneshta e përroje të thata druj fiqsh mbi krye, therra gjithfarësh, mure të rrëzueme, laknishte - njeha unë- dhe bani asaj një shtëpi me një vijë uji përpara”.
“Breshkë ashtë ajo - tha si në përbuzje - të ndërtojmë për atë një pallat? Çka ha, më thuej”!
“Me krypë”?
“E kam përnjëmend - ia prita- vetëm ai që ka lindë në kërthizën e dheut, si ajo, ndien sa largohet vendi se rruzulli ka trajtën e një kupe, si rrashta e breshkës e se rruga e kthimit ashtë tepër e pjerrët për të”.
“Si? Thue se ka mall për vend”? E u ndërpre lidhja.
Tash sa mot, për të parën herë, ndjeva diçka si me qenë tue u ngjallë një frymë mbrenda rrashtës së breshkës kundruell, dhe zemra nuk më ndillte mirë...
ABDULLA BERBERI
“Rinia e rezistencës”, organizata që i mori lirinë
Lindi në Krujë më 1926. Shkollën e mesme, që po e vazhdonte në Institutin “Leonardo Da Vinci” në Romë, e ndërpreu nga lufta. Kur e rifilloi përsëri në Tiranë, në vitin 1945, përsëri nuk mundi ta përfundojë, sepse në shkurt të vitit 1946 u arrestua dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në krijimin e organizatës “Rinia e Rezistencës”. Mbas mbarimit të dënimit Abdullai iu rikthye edhe një herë tjetër shkollës dhe, kësaj radhe, duke ndjekur kursin e natës arrin të marë maturën në vitin 1957. Mbaroi, gjithashtu, degën e ndërtimit në fakultetin e inxhinjerisë, por më 1967, duke qenë element i “prekur”, nuk i mbetet veçse të punojë si murator në Ndërmarrjen e Ndërtimit për një kohë të gjatë. Në vitet 70 dhe 80 vazhdoi punën si teknik në zbatim. Aktualisht jeton në Itali, ku ka emigruar mbas rënies së diktaturës.
RINIA DEMOKRATIKE E REZISTENCËS
Salla e gjyqit, brenda një godine në rrugën e Kavajës, gjatë njëzet e pesë ditëve të zhvillimit të procesit tonë gjyqësor, mbeti e mbushur plot e përplot. Në mes grupit që ishim në bangën e të akuzuemve, ishte edhe i riu gjerman Rudolf Wiber… Nuk mund të la pa e përmend guximin dhe trimninë e këtij martiri… Për çdo pyetje që i bahesh, jipte vetëm një përgjegje: “Nein”. Ç e do! Këtë guxim dhe trimni, ky martir gjerman e pagoi me jetë! Në dhjetor të vitit 1946 e morën natën nga burgu i vjetër i Tiranës, bashkë me trimin e nderuem, të paharrueshmin, Ndrekë Kodheli dhe gjatë rrugës gjoja për në burgun famkeq të Burrelit, i zbritën nga maqina dhe i vranë. I vetmi dëshmitar që qe në atë maqinë përcjellëse, ishte Gago Dreri, ish-polic në atë kohë… Ai, fatkeqësisht, ka ndërrue jetë dhe njeriu që i ka ndëgjue nga goja e tij këto ngjarje, jam vetëm unë, që, në këto kohë të vështira, gjendem jashtë atdheut tonë të dashtun…
Shumë nga antarët e grupit qendror të Rinisë së Rezistencës, kishin qenë ushtarakë apo nëpunës të pushtetit në fuqi. Përveç atyne që gjendeshin në bangën e të akuzuemve, jasht ishin dhe shumë të tjerë, që e kishin ndihmue këtë Lëvizje. Nuk mund ta harroj kurrë ndihmën që na dha sekretari i gjyqit ushtarak që na gjykonte, kapteri Zalo Xhamaqi, nga Kolonja. Ai u bë si një barometër i të gjitha seancave. Ai pat krijue lidhje direkte me mue dhe vazhdimisht, kur më hiqte prangat ose kur m i vinte, më jepte të dhanat mbi atë çka zhvillohej prapa perdes së asaj gjykate të paligjëshme…
Për qëndrimin heroik të të Rinjve të Rezistencës gjatë seancave të gjygjit, flet një dokument (një kopje e deponimeve tona dhe pytjeve që na janë ba), që trimi dhe bashkëpuntori ynë Zalo, i përcolli në mënyrë sekrete jashtë shtetit, gja për të cilën dhe u dënue me pushkatim...
NUREDIN BORIÇI
Ju tregoj cilët ishin pleqtë e burgosur të birucave
Lindi në qytetin e Fierit, në vitin 1945. Ka kryer Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsisë dhe ka punuar shumë vjet si mësues në qytetin e Fierit. Në vitin 1977 arrestohet dhe dënohet me 6 vjet burg për agjitacion e propagandë. Në vitet e pluralizmit politik ka botuar tetë libra me motive nga burgjet dhe kampet me punë të detyruar. Midis tyre po përmendim: “Pleqtë e burgut”; “Është koha për të vdekur”; “Mall për dheun e pastërt” dhe “Ullinjtë e Hekalit”.
PLEQTË E BURGOSUR, TURPI I DIKTATURËS
Në burgjet e Shqipërisë pleqtë e dënuar rropateshin nëpër kapanonet e ftohtë gjatë dimrit, apo në ajrin mbytës gjatë verës së nxehtë. Ishin vërtet rrëqethëse ato fytyra të rrudhosura, largimi nga fëmijët, nipërit dhe gurët e shtëpisë, nga rruga, nga mali përballë dritares, nga malli për një plep diku larg…Këta pleq mund të kishin qenë tregtarë të pasur (të cilëve u ishin rrëmbyer edhe florinjtë), intelektualë të Liceut të Korçës, pjesëmarrës në luftë kundër fashizmit dhe më vonë ministra apo ambasadorë, veterinerë, që kishin studiuar në vende Perëndimore, priftërinj, hoxhallarë, shehlerë, të cilët një pjesë vuanin që nga 44, të tjerët nga 68 e këtej, kur u goditën institucionet fetare.
Pleq të sëmurë, të urtë, pleq nervozë, të lodhur, për të cilët mëshira do të ishte shumë urgjente. Sidoqoftë ata tani nuk janë më. Në burgun e Ballshit, më 1980, kapanoni 9 përmblidhte më të moshuarit. E pra, ishte një azil pleqsh. Ja disa prej tyre: Mykerem Janina 92 vjeç, Zef Malaj 80 vjeç, Mikel Koliqi 80 vjeç, Shemsi Totozani 75 vjeç, Qemal Gega 70 vjeç, Miço Konomi 75 vjeç, Thoma Plasa 70 vjeç, Gaqo Peci 60 vjeç.
Nëpër burgjet e Shqipërisë për tre dekada mjeku Dhimitër Konomi (ose doktor Miço, siç e thërrisnin të dënuarit) shërbeu me dhimbje për pacientët, të cilët e kujtojnë në çdo kënd të vendit me respekt dhe konsideratë. Mjafton të themi se shumë nga këta , të mbetur të vetmuar në burgun e gjatë betoheshin “për kokën e doktorit”.
Kaloi vite në burgun e Elbasanit, Vlorës, Laçit, Përparimit, Ballshit, Zejmenit, ku krahas vuajtjeve të tij, me ndjenjën e humanizmit të thellë kontrollonte të sëmurët, trupat e tyre të sfilitur nga puna, uria, aksidentet. Vetëm të burgosurit e dinë se me sa përkushtim punoi doktor Miçoja pa bërë dallim në se ishte gjeneral i luftës apo ministër i rrëzuar, bujk apo bari. Për atë të gjithë ishin të barabartë. Në një rast në Ballsh, duke biseduar me të, i kërkova t i bënte një vizitë Dashnor Mamaqit që nuk ndihej mirë. M u përgjigj:
- Do vij, por më parë më shoqëro, të lutem, deri te kapanoni shtatë, se aty më ka kërkuar një çoban nga Korça, të respektoj radhën, njeriun…
-Enver Hoxha është një qen, thërriste një plak lab i çmendur, i dënuar me 20 vjet burg. Enver Hoxha e kalbi Labërinë burgjeve! Dhe jargët i vareshin si ngjitës...
SELFIXHE BROJA (CIU)
Rrëfimi i një të internuare për natën e arrestimit
Lindi në qytetin e Gjirokastrës, në vitin 1918. Studimet e mesme i kreu në Tiranë. Vazhdoi një kurs për studentët e huaj për letërsi në Universitetin e Firences. Ka filluar të botojë në shtypin e kohës me pseudonimin, “Kolombia”, qysh në vitin 1935. Në janar të vitit 1947, internohet së bashku me burrin e saj, dramaturgun Xhemal Broja, në Kuç të Kurveleshit. Internohet për të dytën herë në vitin 1966, për 5 vjet në Gradishtë të Lushnjes. Vdiq në gusht të vitit 2003. Ka botuar librin: “Tallazet e jetës”.
INTERNIMI I DYTË
Në mbasditen e 14 dhjetorit 1966 aktivistë të bllokut na lajmëruan se të nesërmen do të zhvillohej një mbledhje e posaçme në bllokun tonë dhe se duhej të merrnim pjesë patjetër. Im shoq vuri në dijeni se unë isha e sëmurë, ndërsa ai ishte i angazhuar me një punë me afat të caktuar dhe qe difiçitar në kohë e nuk mund të vente kurrsesi. “Përse ishte vallë”? - biseduam të dy. Por unë, e sëmurë dhe im shoq, i preokupuar për punën që kishte në dorë, s e shtymë më tej mendimin ndaj mbledhjes. Ramë vonë për të fjetur. Ndaj agimit, një trokitje e fortë në portë, na zgjoi e trembur. Çdo trokitje në orë të pazakonta, ndjell kurdoherë parandjenjë të keqe: e tillë qe edhe përshtypja që na kaploi atij çasti. Për më tepër, kjo lidhej edhe me rastin që prej tre muajsh vajza e madhe ndodhej e emëruar me punë në Shkodër. Kjo ndarje e parë me të na pati përftuar jo vetëm trishtim e nostalgji, por edhe një farë ankthi. Largësia në vetvete, ndjell të papritura, për mirë ose për keq, por kur është fjala për prindërit më së shumti në shpirtin e tyre gjallon ndjellja e së keqes. Këndej, atij çasti edhe ne s menduam veçse për ndonjë hall të sajin. Mbajtëm frymën dhe pritëm që trokitja të përsëritej, ndërsa instinkti i vetëmbrojtjes na ngjalli një shpresë të vagëlluar se trokitja mund t i përkiste fqinjit. Por trokitja e dytë, shoqëruar prej thirrjes kobndjellëse “Policia”, asgjësoi çdo iluzion. Im shoq, gjysëm i zhveshur, doli për të hapur portën, ndërsa unë me zemër të ngrirë, ushqeja iluzionin se mos ishte ndonjë keqkuptim. Por pyetja ogurzezë “Xhemal Broja?” e asgjësoi sakaq atë iluzion...
MAKENSEN BUNGO
Zgjimet torturuese në burg
Lindi në qytetin e Elbasanit në vitin 1927. Ka kryer shkollën Normale të atij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik (Fakultetin Gjuhë-Letërsi). Ka punuar shumë vite si mësues. Në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Ka botuar librat: “Këneta e vdekjes”- roman (1996); “Abaz Kupi” (2000); “Kosova”- poezi (2002).
Fragment nga romani “KËNETA E VDEKJES”
Qielli ishte ende me yje dhe agimi ishte larg, kur në kamp u shtuan fishkëllimat e bilbilave të policëve. Ishte zgjimi. Pastaj policët u dukën në çdo barakë, ku qëllonin me forcë dyert, duke bërtitur:
- Çohuni! Çohuni! Dilni jashtë! Në rresht për dy!
Të burgosurit, të rraskapitur nga udha e gjatë, nuk ishin ngopur me gjumë. Ata të mëparshmit ishin mësuar me këtë lloj zgjimi dhe u ngritën shpejt, u veshën dhe dolën jashtë. Edhe ata të pestë dolën në mes të kampit, me të tjerët.
- A do të përballohet dot jeta në këtë lloj kampi? - pyeti Hasani.
- Këto janë kampet e diktaturës, - tha Sopoti.
- Jemi në një shtet policor, - shfryu Ahmeti
Prapa tyre po vinte Daut Burra.
- E dini, o çuna, pse na zgjuan kaq herët? - pyeti me ironi. Dhe pa marrë përgjigje, shtoi:
- Se gjumi të shëndosh!
- Plogështia paguhet me kokë, këtu, - vërejti trishtueshëm Sopoti.
Të burgosurit e Korçës dhe të Durrësit, sa dolën nga barakat, u vunë në rresht për dy, në vendin që u kishte caktuar komanda e kampit. Të burgosurit e Elbasanit u grumbulluan në një anë të kampit, pranë barakës dhe po pritnin se ç do t u thoshin. Tek ata shkoi komandanti i kampit, me kapter Zenelin dhe dy policë. Me të burgosurit e Elbasanit komandanti formoi një brigadë, që u quajt brigada e tretë. Komandant brigade, komandanti caktoi një të burgosur ordiner, që kishte vrarë një djalë të ri në zënie e sipër. Brigadën e ndau në dy kompani. Në krye të secilës vuri një të burgosur, si komandant kompanie, nga ata që kishte rekomanduar komanda e burgut, kur i kishte nisur për në punë...
AHMET BUSHATI
Studenti shkodran rrëfen presionet për të nënshkruar
Lindi në Shkodër më 1929. Është ndër të parët që iu bashkuan Lëvizjes Antikomuniste të Studentëve Shkodranë. Arrestohet e dënohet më 1948 dhe vuan gjithsej 7 vjet burg. Mbas daljes nga burgu, punon si punëtor krahu dhe më vonë teknik në Krujë. Ka kryer me korrespondence fakultetin në degën Gjuhë-letërsi si dhe ka studiuar gjuhë të huaja si italisht, frengjisht e anglisht. Më 1991 kthehet në Shkodër, ku nga viti 1992 deri më 1996 është kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Është gjithashtu një nga personalitet e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Ka botuar here pas here shkrime në shtypin e përditshëm.
TRE MUEJ MES JETËS DHE VDEKJES
Hetuesi im i ri do të ishte nji burralec e burracak me emnin Ali Xhunga, i ardhun në Shkodër prej fshatrave të Përmetit me gradën e ultë të aspirantit, gja që e tregonte se edhe në luftë nuk kishte shkue në kohën e duhun, megjithë moshën e përshtatshme që kishte pasë. Vinte mjaft i shkurtër nga trupi e kur ndodhte që të m u afronte tue më bërtitë e kërcënue, më vinte të pëlcitsha prej inatit që e shifsha një pllambë nën vete.
Shkurtabiq siç ishte, i ulun në karrigë, u frynte e u ngrefoste si gjel e për t i dhanë vetes randësi, merrte artificialisht poza serioze. Ky hetues karrierist, tue mos pasë qenë aty ma injoranti dhe as ma brutali, sikurse dhe as ma krimineli, u bante shumë i rrezikshëm për viktimën që i ishte servirë për ta hetue, vetëm sepse ishte frikacak e shumë i nënshtruem ndaj eprorëve të tij. Po të ndodhte që gjatë hetimit të një të burgosuni atij t i hynte në zyrë p.sh. shefi, ai menjiherë do t u mpinte e do t u bante bardh në fytyrë prej frike. Simbas meje, atij i mungonte çdo personalitet, qoftë edhe personaliteti negativ i kriminelit. Me siguri që ai ishte tipi i një lloji të keq të mercenarit, që ishte qenë vu në shërbim të krimit me qëllime përfitimi. Do të ishte hetuesi Ai Xhunga ai që për tre muej rresht do të më mbante të varun si Krishtin dhe, si të mos mjaftonte kjo, në ndonjë rast, do të më bante edhe tortura të tjera, me qëllim që unë domosdoshmërisht të bajsha proces. Proces ose vdekje, do të ishte motoja e punës së tij kriminale me mue. Qysh prej ditës së parë të hetimit e deri në atë të fundit, ai më pati lanë të brakisun mes torturës ma ekstreme e vdekjes, vdekje që, për shumë kohë, do të ishte shpresa ime e vetme e nëse unë nuk pata vdekë, ajo qe për një mrekulli të pashpjegueshme të fatit tim...
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008