E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria nuk do turistë, por vetëm afera nën rrogoz"

Më falni për shprehjen... jeni të pafytyrë, mendoni vetëm lekët e çimentos, aferat që bëhen nën rrogoz. Petrolifera sepse ju paguajnë mirë dhe populli e paguan më mirë me shëndetin dhe mjedisin. Ju vijnë 120 turistë anglezë dhe në porte nuk mund të ankorohet. E imagjinoni 1500 euro për shembull i shpenzonin me vizita në Butrint e me dhurata artistike dhe një publicitet që do të bënin kur të ktheheshin në Angli për Sarandën, Butrintin dhe Shqipërinë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës duhet ta pushojë nga puna Drejtorin e Portit, një injorant që i ka veshur sytë çimentoja. Kam një propozim: "Përse nuk vendosin një gur në qafë gjithë qeveria e të shkojë afër detit...". Është e çuditshme, shpenzojmë për publicitet në CNN me mijëra dollarë dhe shiko çfarë bëjmë me turistët: i ndjekim! Çmenduri!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›