"Pse jam një i ri i lumtur nga papunësia ime..."
Të jesh pa punë sot, për mua si një i ri me shkollë, është një privilegj i madh, sepse jam në mënyrë 100% pjesë e mirëkuptimit të politikave të mirëfillta qeverisëse, duke kontribuar dhe unë në këtë mënyrë për këto politika, apo të një mentaliteti miqsh e kafenesh, darkash pijanecësh, ku zhvillimi i biznesit vjen dhe vjen mirë ashtu siç duhet, plot egocentrizëm. Po të thuash mendimin tënd, dikush thotë mendimin e tij, dhe natyrisht kemi regres, mbi bazën e një mburrjeje prej kaposhash, që normalisht punojnë me biznes-plan dhe menaxhim strategjik, ku vizioni, misioni, plan-aksioni dhe golat me top janë pjesë e tij, për të qëndruar më pas i lumtur për papunësinë, i lumtur dhe krenar për atdheun tim se për të rinjtë punojnë ata të administratës, pa gabime, apo se të rinjtë nuk munden dot të bëjnë pjesë në llumin e mentaliteteve.