E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta informatike

Epoka e re virtuale

Deri pak vite me pare ata qe sulmonin sajtet e ndryshme te internetit te kompjutereve te bankave apo kompanive te fuqishme ishin adoleshentet e talentuar ne kerkim te fames. Keshtu ka ndodhur shpesh qe sajte te vizituara nga miliona njerez ndryshoheshin permes figurave dhe mesazheve te futura ne menyre pirate. Mesazhet mund te kishin nje teme te caktuar apo mund te ishin edhe thjesht sharje dhe ofendime pa ndonje baze. Vetem se fundi sulmet informatike jane shnderruar ne nje biznes prej te cilit mund te sigurosh miliona dollare per shkak te lidhjes se tyre gjithnje e me te ngushte me krimin e organizuar. Prej kohes kemi hyre ne epoken e mashtrimeve informatike ose sic quhet ne zhargon fishing te vjedhjeve gjithnje e me te sofistikuara per te shtene ne dore prona pasuri e para te te tjereve. Se fundi po asistojme ne nje kalim cilesor te ketyre veprimtarive kibernetike te paligjshme qe eshte shume alarmant. Ata qe leshojne viruset. krimbat qe futen ne posten elektronike personale e qe vjedhin nuk jane me djem te vegjel apo adoleshente ne kerkim te fames. Sot te dyshuarit kryesore per sulme te tilla jane vete sherbimet sekrete shtetet e qeverite e vendeve te ndryshme.

Ka media te caktuara qe kane nisur te flasin hapur per nje lufte te vertete kibernetike madje jo me larg se duke filluar qe nga muaji i kaluar kur sajtet e institucioneve qeveritare dhe tregtare te Korese se Jugut u goditen nga nje vale e paprecedente sulmesh qe supozohej se vinin nga Koreja e Veriut. Por akti me i rende ai qe do te konsiderohet si pika e vertete e ktheses ne kete lufte gjithnje e me te sofistikuar dhe te pameshirshme eshte sulmi i tri diteve me pare ndaj rrjetit gjithnje e me te famshem social Twitter. Ne kete sulm u perfshine miliona vete dhe ai u konsiderua nje sulm i vertete qe nuk ka te beje fare me krimin kompjuterik tradicional. Sipas nje supozimi te mbeshtetur ne fakte qe po gjen mbeshtetje gjithnje e me te madhe tek ekspertet e sigurise informatike Twitter Facebook dhe rrjete te tjera sociale jane bere te famshme dhe te preferuara jo per faktin e thjeshte te kalimit te kohes dhe te gjetjes se shoqerive te reja por mbi te gjitha sepse ato jane shnderruar ne megafone te vertete te qendrimeve opozitare dhe te zgjidhjeve alternative. Si rrjedhim ata qe sulmuan Twitter-in nuk e bene kete kunder nje fuqie ekonomike gjithnje ne rritje por ndaj nje mjeti qe percon zerin e se vertetes. Shefi i sigurise se Facebook ka konfirmuar qe pjesa me e madhe e sulmeve u be ndaj nje blogu gjeorgjian Cyxymu qe kritikon qeverine ruse sidomos tani ne pervjetorin e pare te luftes ne Kaukaz. Sipas tij ndoshta sulmi eshte bere nga hakersa te zakonshem por urdhri ka ardhur nga Kremlini. Sulme te tilla kane bere qe shume qeveri te mendojne per me te keqen dhe te pergatiten per te mos u zene ne befasi. Kjo pasi ata qe kane bllokuar dhe sulmuar nje sajt te fuqishem si Twitter ne nje te neserme mund te sulmojne edhe sajte te tjera me te rendesishme. Drejtori i Sherbimeve Sekrete Amerikane Mike McConnell ne administraten e Bushit nje vit me pare paralajmeronte qe hakersat mund te shnderrohen ne nje kercenim ekuivalent me ate te nje bombe berthamore kjo per sa u perket rezervave monetare te Shteteve te Bashkuara. Sipas tij do te mjaftonte nje sulm i suksesshem ndaj nje banke te vetme amerikane per te krijuar nje vale goditese me rezonance ne te gjitha sferat e ekonomise boterore madje me pasoja me te renda se ato te 11 shtatorit. Ne nje artikull te fundit te se perditshmes amerikane New York Times skenari i mesiperm krahasohej me revolucionin qe solli bomba berthamore 64 vjet me pare. Ajo ishte nje shpikje qe ndryshoi pergjithmone konceptin per luften dhe paqen. Pyetja qe duhet te bejme sot eshte cili eshte percaktimi i luftes informatike Ku qendron kufiri mes mbrojtjes dhe sulmit

E nderkohe ka nisur gara per mbrojtjen nga sulme te tilla. Sipas burimeve te brendshme te Pentagonit trupat amerikane kane qene disa here protagoniste te lufterave kibernetike ne toke te huaj. Nder to mund te permendim nderhyrjet informatike qe jane kryer ne Irak per lehtesimin e kapjes se agjenteve te Al-Kaedes apo ne Iran per monitorimin e situates se programit berthamor. Ne te dyja rastet behet fjale per iniciativa te shkeputura e te kryera vetem me autorizimin personal te ish-presidentit amerikan Bush pak para se te linte Shtepine e Bardhe. Tashme detyren per te formuluar nje strategji te mirefillte dhe te plote per luften informatike e ka administrata e Obames. Ne fund te qershorit sekretari i ri i Mbrojtjes Robert Gate ka krijuar nje force te posacme komando per mbrojtjen e rrjeteve informatike ushtarake dhe per zhvillimin e masave mbrojtese dhe atyre kundersulmuese. Hipotezat e ndryshme parashikojne mundesine e trupave amerikane per tu futur ne kompjuteret e krimineleve informatike ne Rusi apo Kine dhe per te shkaterruar rrjetet e posacme prej te cilave nisen sulmet informatike te tilla si ky i fundit qe gjunjezoi Twitter-in. Nje tjeter ide qe per hir te se vertetes eshte pak kontradiktore eshte ajo e prodhimit te mikroprocesoreve ne Shtetet e Bashkuara te cileve mund tu bashkengjitet nje mekanizem i heshtur qe do te aktivizohet me komande per te neutralizuar kompjuterin armik. Qeveria amerikane nderkohe ka nisur qe te grumbulloje gjithe te rinjte e te rejat e talentuar ne fushen e informatikes per ti inkuadruar ne nje lufte te ardhshme ne pozicionet e rojeve apo sulmuesve kibernetike. Por sipas disa eksperteve pavaresisht asaj cka thuhet pergatitja e Amerikes per nje realitet te tille le shume per te deshiruar. Ne qeveri ka shume njerez qe flasin dhe shkruajne per sigurine por qe ne fakt dine shume pak per ate cka po ndodh me te vertete ka deklaruar se fundi Alan Paller drejtori i kerkimeve ne institutin Sans. Obama ka premtuar prej kohesh krijimin e postit te nje shefi te pergjithshem e te gjithepushtetshem te sigurise informatike qe do te kete pushtetin dhe fuqine e koordinimit te veprimeve kunder sulmeve informatike. Ndjesia qe u krijohet shume analisteve eshte se ne kete fushe te caktuar fronti i veprimit po spostohet bindshem gjithnje e me ne lindje. Pikerisht nga kjo pjese e planetit vijne jo vetem sulmet me te fuqishme dhe me te shumta ndaj sajteve te ndryshme ne Perendim por edhe shembujt me te mrekullueshem e te arritur te mbrojtjes nga sulmet. Ne vitin 2007 rrjeti i internetit ne Estoni qe eshte nje vend avangarde per sa i perket fushes se informatikes u dorezua para nje serie sulmesh te koordinuara qe cuan ne bllokim te te gjitha sajteve qeveritare. Edhe ne kete rast dyshohet qe sulmi vinte nga Rusia fqinje. Qe nga ai moment ne kryeqytetin e vendit Tallin me bekimin e NATO-s eshte krijuar nje qender e posacme per mbrojtjen nga sulmet informatike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›