Akciza për karburantet, 37 lekë litri
Aktualisht importuesit e karburanteve paguajnë akcizë 75 për qind të vlerës mbi vlerën e mallit në ton, që i bie 37 lekë litri e poshtë. Nëse çmimi në bursa kap shifra të mëdha, importuesit nuk paguajnë më shumë se 37 lekë për litër, por nëse çmimi bie (sikundër ka ndodhur këto ditë), akciza shkon dhe poshtë këtij kufiri, madje edhe 30 lekë litri. Tani me ligjin e ri, pavarësisht çmimit të naftës, importuesit do të paguajnë një akcizë fikse prej 37 lekë për të tria llojet, naftë D1, D2 dhe benzinë. Importuesit shprehen se unifikimi i taksës së akcizës rrezikon që në periudha të caktuara të ketë rritje të çmimeve deri me 5 lekë për litër. Sipas ministrit Bode, masa e re vjen si kusht i OBT-së dhe rregullave për unifikim të taksave. Gjatë një prononcimi për "Shqip", ministri hodhi poshtë mundësinë e rritjes së çmimeve. nga ana tjetër, zëvendësi i tij, Florion mima tha se nga unifikimi i taksës së akcizës, konsumatorët nuk do të ndjejnë asnjë pasojë negative, pavarësisht se kompanitë mund të pësojë humbje.
Ligji
Projektligji i ndryshuar për akcizat mbërriti për diskutim djje në komisionin parlamentar për ekonomin dhe financat. Debati rreth unifikimit të akcizës, pra rritjes së saj për naftën krijoi konfuzion në komisionin e ekonomisë. Zëvendësministri i Financave Florion Mima tha se ndryshimet prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75 për qind, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. "Ndryshimi për produktet e naftës diktohet nga fakti se sipas legjislacionit evropian, produktet e naftës taksohen me akcizë specifike dhe jo ad-valorem", vlerësoi Mima, duke shtuar se "në këtë kontekst, për të përafruar mënyrën e taksimit të këtyre produkteve, është ndryshuar mënyra e taksimit, duke e specifikuar masën e aplikimit të akcizës". Me çmimet ekzistuese në tregun botëror të karburanteve impakti në buxhet, nga rishikimi i masës së akcizës, për vitin 2009, përllogaritet të jetë rreth 1.5 miliard lekë, efekt ky pozitiv.
Llogaritja
Niveli i akcizave poshtë 37 lekëshin sjell ulje të të ardhurave në buxhet. Aktualisht, me çmimin e naftës në bursë 463 dollarë për fuçi, akciza që paguhet nga importuesit është rreth 31 lekë për litër. Sot çmimi i eurodiezelit me shumicë është 88-89 lekë për litër kurse me hyrjen në fuqi të akcizës së re çmimet do rriten me të paktën 5-6 lekë. Zv/ministri Mima do të kishte të drejtë vetëm n.q.s çmimi i eurodiezelit në bursë do të ishte mbi 580 dollarë/ton ndërkohë që sot është vetëm 463 dollarë për ton. Pra, me kushtet e sotme, kur akciza është 75 për qind vlerës së mallit, detyrimi është 30.42 lekë. Pra, akciza me 37 lekë për litër do të kishte vend vetëm nëse çmimi i naftës për ton do të ishte mbi 580 dollarë.