E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inventari në spital zbulon zhdukjen e një autoambulance

Një nga tetë autoambulancat e spitalit të Fierit është zhdukur prej afro një viti. Gjithçka është zbuluar nga inventari i zhvilluar prej drejtuesve të grupit spitalor të Fierit. Zhdukja e ambulancës konfirmohet zyrtarisht edhe nga drejtoresha e grupit spitalor, Najada Jahiqi, si dhe nga nëndrejtoresha ekonomike, Luljeta Sejko. Edhe pse nuk është përpiluar raporti përfundimtar i inventarit, drejtuesit e spitalit konfirmojnë se për zhdukjen e automjetit do të njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe do të denoncojnë pranë organeve policore. Makina e humbur mbahej nga shoferi Aleksandër Papa, i cili nuk jeton prej një viti. Kur ai ishte sëmurë, ambulanca është vendosur në një parkim dhe shoferi ka bërë dorëzimet sipas rregullave, por tani mjeti nuk gjendet më.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›