E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon Kakan dhe Sami Khediran

Milani vazhdon ta ndjekë situatën për rikthimin e Rikardo Kakas në San Siro, ndërsa edhe lojtari tjetër i Real Madridit, Sami Khedira, është në shënjestër të kuqezinjve. Sipas Mundo Deportivo, drejtori i Milanit, Ariedo Braida kishte udhëtuar në Spanjë për ta parë lojën e brazilianit kundër Espanjolit, ndërsa edhe pse Kaka po e kundërshton largimin nga “Bernabeu”, spekulimet nuk po ndalen rreth së ardhmes së tij. Nga ana tjetër, mesfushori gjerman, Sami Khedira është po ashtu në radarin e kuqezinjve.

.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›