E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris SG kërkon David Bekam

Pas një merkato të bujshme, Paris SG është gati të bëjë çmendurinë e radhës në futbollin europian. Skuadra pariziene, e cila shpenzoi miliona euro për të afruar lojtarë si Havier Pastore apo Zheremi Menes, tani kërkon edhe David Bekam. Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, emisarë të klubit janë takuar me mesfushorin anglez, duke i parashtruar atij detajet financiare të kontratës. Duke qëndruar në detajet e të përditshmes franceze, nëse Bekam do të transferohej në Ligën 1, atëherë ai do të përfitonte rreth 5 milionë euro për një periudhë jo më shumë se një vit e gjysmë. Megjithëse në moshë 36-vjeçare, David Bekam kërkon të bindë trajnerin e kombëtares angleze, Fabio Kapelo ta grumbullojë atë në kampionatin Europian 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›