E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV mirëpret rikthimin e Van Bomelit

Drejtori teknik i PSV Eindhoven, Marsel Brands, ka thënë se Mark van Bomel është i mirëpritur të kthehet te klubi holandez. Mesfushori i Milanit ka kaluar gjashtë vite te PSV, duke fituar katër tituj të Ligës para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2005, ndërsa së fundmi ka deklaruar se do t’i pëlqente ta mbyllë karrierën pikërisht tek ai klub. “Mark van Bomel është i mirëseardhur. Duke qenë se një klub nuk ka të drejtë të flasë me një lojtar deri gjashtë muaj para se t’i skadojë kontrata, ne nuk i kemi bërë ofertë Markut”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›