Negredo rinovon kontratën me Seviljan
Sevilja ka zbuluar se Alvaro Negredo ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2016. "I kam thënë presidentit Hose Maria del Nido se nuk kam dashur të largohem, se vërtet më pëlqen të jem te Sevilja. Jam me fat dhe i lumtur që jam në klub, i cili më solli dhe më dha këtë mundësi. Kurrë nuk kam marrë një vendim, i cili ka qenë më i mirë se ky. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur”, - ka thënë Negredo. 26-vjeçari Negredo iu bashkua Seviljas nga Real Madridi gjatë verës së vitit 2009.