Junajtid më i vlefshëm se Reali
Real Madridi nuk është klubi i futbollit më me vlerë në botë, duke u renditur pas anglezëve të Mançester Junajtidit. Real Madridi zë vetëm vendin e tretë dhe është prapa Mançester Junajtidit në vendin e dytë, kurse lider është klubi Nju Jork Jenkis, skuadër e bejzbollit amerikan. Sipas “Forbes”, që ka përpiluar këtë listë, dollari amerikan ua ka mundësuar Jenkisave që të jenë kryesues para Junajtidit, pasi në të kundërtën, do të ishin “Djajtë e Kuq” të Sër Aleks Ferguson skuadra më me vlerë në glob, duke u renditur të parët.
Renditja e “Forbes”
Skuadra Milionë
1. Nju Jork Jenkis 340
2. Mançester Junajtid 269
3. Real Madrid 264
4. Dallas Kaubojs 193
5. Bajern Mynih 179
6. Boston Red Soks 173
7. Barcelona 172
8. Arsenal 158
9. Milan 147
10. Nju Inglënd Patriots 146