E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: S'heqim dorë nga vizitat në Kosovë

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Fonet se zyrtarët e Beogradit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga vizitat në Kosovë pa marrë parasysh veprimet që ndërmarrin, siç është shprehur ai, "institucionet e përkohshme në Prishtinë". "Ne nuk do të heqim dorë nga dokumentet tona, sepse, nëse do të hiqnim dorë prej tyre, në një farë mënyre, do të pranonim atë që institucionet e përkohshme po përpiqen të na imponojnë", ka thënë Bogdanoviç në deklaratën e tij.
Ai ka thënë se mënyra e vetme që këto probleme të zgjidhen, është para se gjithash dialogu me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe EULEX-it, të cilët sipas tij, "kanë mandat që mos të lejojnë të ndodhin gjëra të tilla". Shqiptarët, sipas Bogdanoviçit, dëshirojnë të tregojnë se janë shtet dhe që një porosi të tillë të qartë t'ua përcjellin edhe serbëve në Kosovë. "pikërisht për ketë shkak , ndodhin edhe këto ndalesa të hyrjes, problemet me rrymë, dokumentet dhe gjërat e ngjashme", ka shtuar ministry per kosoven ne qeverine e serbise goran Bogdanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›