E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, të martën nis vizitën në Europë

Presidenti Barak Obama niset të martën për vizitën e tij të parë në Europë si president. Ai do të shkojë në fillim në Londër për takimin e nivelit të lartë të 20 vendeve më të industrializuara dhe në zhvillim, që do të përqëndrohet te kriza ekonomike globale. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha dje se në Londër Presidenti dhe Shtetet e Bashkuara do të dëgjojnë por edhe do të udhëheqin. Gjatë samitit, zoti Obama do të takohet gjithashtu me një numër udhëheqësish botërorë, si kryeministri britanik dhe indian, presidentët e Kinës dhe Rusisë dhe mbreti i Arabisë Saudite. Më pas, zoti Obama do të takohet në Francë me Presidentin Nikola Sarkozi dhe në Gjermani me Kancelaren Angela Merkel. Ai do të marrë pjesë edhe në takimin e një grupi pune të NATO-s. Pas takimeve të NATO-s, Presidenti Obama do të shkojë në Pragë ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të Bashkimit Europian. Presidenti amerikan ka gjithashtu në plan të bëjë një ndalesë në Ankara për takime me presidentin e Turqisë Abdulla Gul.
Ai do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullaktë me studentë në përpjekje për të inkurajuar të rinjtë në Europë dhe në Azinë Jugperëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›