Akreditimi i Universiteteve, sipas pervojes gjermane
Ne nje kohe kur ne Shqiperi jane hapur dhjetera universitete e fakultete private, sistemi publik ne arsimin e larte po leviz ne drejtim te vleresimit te standardeve, qe ofron, si per nivelin e diplomimit dhe te kualifikimit pasuniversitar. Per here te pare universitetet publike jane duke u ballafaquar me konceptin e akreditimit, d.m.th. te vleresimit te standardit shkencor e kerkimor, kjo duke u krahasuar me nivelin e vendeve te zhvilluara. Universiteti i Tiranes, me i madhi ne Shqiperi, ka vendosur te jete i pari, qe do te akreditohet dhe kete do ta realizoje kompania gjermane "Aquin", e specializuar dhe me aktivitet ne disa vende evropiane. Prof.dr. Dhori Kule, rektor i UT thote per DE se nuk ka qene rastesi afrimi i "Aquin". "Ne kemi nje bashkepunim te ngushte me mjaft institucione akademike e kerkimore ne Gjermani, ndaj dhe kete aspekt delikat dhe me shume pergjegjesi duam ta ndajme me partneret gjermane". Ai e mendon akreditimin si nje menyre efikase per te qene aktiv ne tregun e arsimit te larte brenda vendit, ne rajon dhe me gjere. "Akreditimi eshte nje pasqyre reale per te matur sherbimin, qe ne ofrojme, eshte nje domosdoshmeri per arsimin e larte shqiptar per t'iu pergjigjur kerkesave te integrimit te vendit ne BE dhe per njohjen reciproke te diplomave me ato te vendeve te Duke shpjeguar ecurine e procesit per DE prof. dr Dhori Kule thote se ka nje faze te pare, qe eshte vetevleresimi. Ky proces do te permbyllet per pak dite ne te gjitha fakultetet e departamentet e Universitetit te Tiranes."Edhe kete e kemi bere ne bashkepunim me koleget tane gjermane. Me konkretisht kemi vepruar sipas modelimit dhe eksperiences, qe ka Universiteti i Bamberg-ut, por dhe pervoja te tjera nga partneret tane gjermane me te cilet kemi krijuar bashkepunim shumeplanesh. Ne procesin e akreditimit nga ana e "Aquin" e shikojme edhe si vleresim per stadin, ku jemi, por dhe per te nxjerre ne pah ato probleme, me te cilat duhet te merremi seriozisht per t´i permiresuar". Prof. dr Dhori Kule ne rolin e kryetarit te rrjetit te universiteteve shqipfolese ne rajon e shikon angazhimin e "Aquin" ne nje plan edhe me te gjere. Ne kuadrin e ndihmes, qe jep Universiteti i Tiranes per universitetet ne Kosove e Maqedoni, prof. Kule thote se kjo praktike do te vazhdoje edhe me to. "Ne e filluam te paret per te pasur nje rast aplikimi konkret. Po ta benim te gjithe ne te njejten kohe, do te ishte procuderialisht me i veshtire dhe nuk do te ishte e frytshem. Ne e kemi biseduar dhe paraprakisht me drejtuesit e universiteteve publike dhe jo publike dhe ata kane shprehur gatishmeri, qe me te mbaruar ne ata te nisin proceduren e aplikimit".
Arben Muka, DE
Kontraktimi
"Thithja" e "AQUIN" per kontrollin e UT-se nuk ka qene nje rastesi por sipas Kules, "Ne kemi nje bashkepunim te ngushte me mjaft institucione akademike e kerkimore ne Gjermani, ndaj dhe kete aspekt delikat dhe me shume pergjegjesi duam ta ndajme me partneret gjermane".
Arben Muka, DE
Kontraktimi
"Thithja" e "AQUIN" per kontrollin e UT-se nuk ka qene nje rastesi por sipas Kules, "Ne kemi nje bashkepunim te ngushte me mjaft institucione akademike e kerkimore ne Gjermani, ndaj dhe kete aspekt delikat dhe me shume pergjegjesi duam ta ndajme me partneret gjermane".