"Alketi nuk eshte kriminel, por Avni Rustemi i dyte"
Xhemal Malaj, nje burre rreth te 60-ve, pohon per gazeten "KJ" se Donika kishte folur para disa muajsh me djalin. "Kam qene fqinj i familjes Rizai dhe i njoh mire, si prinderit, ashtu edhe djemte. Une tani banoj ne Fier, por kur mesova ngjarjen erdha qe t'i takoj", thote Xhemali. Ai shprehet i sigurt se Alketi nuk ka bere asgje te keqe dhe se prinderit, i kane rritur tre djemte me halle. "Cfare shkruhet nuk eshte e vertete. Ai eshte hero, ai eshte Avni Rustemi shqiptar", thote i moshuari. Banore te tjere te qytetit, qe ndodheshin dje ne lokal, kane pohuar se fajtor eshte shteti shqiptar dhe ai grek. "Cfare ka bere ai, ja edhe rasti i dyte? Pse qeveria greke e zvarrit gjykimin e tij? Alketi as ka vrare dhe as ka grabitur", thane ata. E ndersa pinim kafene dhe bisedonim me ta, nje grup dilte nga lokali dhe nje tjeter hynte. Disa prej tyre arrinin deri ne ate hipoteze sa e cilesonin arratisjen te sajuar nga vete greket. "Jemi te indinjuar. Shteti grek, meqenese s'e duron dot Alketin, e ka sajuar largimin e dyte te tij. Ku e gjeti Alketi helikopterin? Cfare ben politika jone per shtetasit e saj", shpreheshin te afermit e familjes Rizai. Megjithese kishin 12 vjet pa e pare djalin qe dikur e mbanin mend si nje adoleshent, banoret e lagjes "8 shkurti" shpreheshin te sigurt se Alketi nuk mund te ishte kriminel, por nje hero.