E Diel, 1 Nëntor 2026

Akreditimi i universiteteve, kriteret per ta perfituar Luljeta Ndoka

Dhjetera universitete dhe programe studimi jane ende te paakredituara ne vendin tone. Nderkaq, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka shpallur se cilat jane keto kritere qe duhet te plotesojne shkollat e larta dhe universitetet publike e jopublike te vendit per t'u akredituar. Nje kapitull mjaft i rendesishem ne vendimet e MASH eshte menaxhimi i veprimtarise se institucionit arsimor. Keshtu, ne standardin e pare, sa i perket IAL-ve, parashikohet qe ai te siguroje mjedise dhe infrastrukture te pershtatshme per veprimtarine akademike-shkencore. "Institucioni i Arsimit te Larte ve ne dispozicion per mesimdhenie objekte te ndertuara (ose rindertuara) me materiale cilesore bashkekohore dhe qe plotesojne kushtet higjieno-sanitare per studentet dhe personelin akademik e administrativ, duke shmangur elementet e rrezikshmerise", percaktohet ne vendim. Nga ana tjeter, IAL siguron akustike te mire ne ambientet e mesimit dhe izolim nga zhurmat, luhatjet e temperatures dhe lageshtires. Po sipas vendimit te MASH, universiteti duhet te jete larg zonave te zhvillimit industrial apo zonave me ndotje mbi normat e lejuara sipas standardeve perkatese. Nderkaq, vendimi ngarkon universitete te disponojne auditore mesimi, ambiente per laboratore, ambiente per personelin pedagogjik, ambiente per personelin administrativ, ambiente teknike, ambiente per biblioteken, senatin, salla audiovizive, salla kompjuteresh, multimedieje etj., te kesaj natyre. Institucioni i Arsimit te Larte ploteson normativen e siperfaqes se shfrytezueshme prej 3,8 - 4.0 m2/student (minimumi) dhe 7.5 - 8.0 m2/student (maksimumi). Gjithashtu, IAL garanton kapacitete te mjaftueshme per formimin praktik te studenteve ne programet e fushave si shendetesi, shkencat teknike, shkencat bujqesore dhe te ngjashme me to. Lartesia e ambienteve eshte jo me e vogel se 3.0 m (tavan-dysheme). Normativa minimale e mesiperme, pranohet per programe studimi te tilla si gjuhe, letersi, sociologji, histori, gjeografi, shkencat ekonomike, juridik, matematike, arkeologji etj., te kesaj natyre, (pergjithesisht per shkencat shoqerore e politike), kurse per programe studimi si arkitekture, muzike etj., (te kesaj natyre) pranohen normativa jo me pak se niveli mesatar me siper. Per programe studimi ne fushen e inxhinierise apo te shkencave te natyres (fizike, kimi, biologji etj.) normativat e mesiperme minimalisht dyfishohen (minimumi dhe maksimumi). Nga ana tjeter, Institucioni i Arsimit te Larte ploteson normativat teknike te ndricimit natyral, siperfaqja e dritareve mbulon minimalisht (15 -20)% te siperfaqes se dyshemese dhe ndricimi eshte i orientuar nga krahu i majte i studentit, mundesisht nga juglindja. Institucioni i Arsimit te Larte qe ka me shume se 200 studente (ne nje godine), ka detyrimisht dalje dhe shkalle emergjence. Jo vetem kaq, por universiteti ka sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit dhe sistemin e mbrojtjes kunder shkarkesave atmosferike.

Uje, drita, ngrohje

Sa u perket kritereve qe permbushin standardet e cilesise, me qellim akreditimin, Ministria e Arsimit percakton se Institucioni i Arsimit te Larte ka funksional sistemin e ngrohjes, burime alternative per furnizimin me energji elektrike (motogjenerator etj.), si edhe rezerva te mjaftueshme te ujit te perdorshem (depozita uji).

Veprimtaria akademike, e dokumentuar

Institucioni duhet te disponoje dokumentacion te plote te veprimtarise akademike ne leter (hardcopy) dhe ne forme elektronike. Ai ka nje strukture qe pergjigjet per ruajtjen e dokumentacionit ne leter. Gjithashtu, duhet te kete nje strukture per dixhitalizimin e te dhenave dhe ruajtjen e dokumentacionit ne forme elektronike. Institucioni ka nje strukture per mbledhjen e statistikave, disponon baze te dhenash ne lidhje me regjistrimin e studenteve, numrin e matrikulimit etj., ne perputhje me aktet nenligjore ne fuqi. Pervec ketyre, ai disponon te dhena te pergjithshme per programin, formen, planin e tij mesimor, shoqeruar me kreditet e detyrueshme te studimeve. Institucioni disponon nje regjister baze te studenteve me te dhena personale te tyre. Institucioni disponon nje regjister baze te studenteve (ne forme te shkruar dhe elektronike qe mbahet ne ruajtje te perhershme), me vleresimet e marra gjate ndjekjes se programit te studimit, te dhena per diplomen ose diplomat e marra bashke me suplementin e diplomes etj. Institucioni harton buxhetin ne perputhje me aktet ligjore e nenligjore ne fuqi, si dhe me politikat e pergjithshme te zhvillimit.

Programet e studimit

Institucionet e arsimit te larte ofrojne programe studimesh cilesore, te qendrueshme dhe te krahasueshme me sistemet arsimore evropiane te arsimit te larte. Struktura organizative e IAL percaktohet ne varesi te llojeve te programeve te studimeve qe ato ofrojne dhe te cikleve te studimeve ne te cilat i organizojne ato.

Sa duhet te jete siperfaqja e auditoreve

Kushtet gjeografike

Institucioni i Arsimit te Larte ploteson normativen e siperfaqes se shfrytezueshme

prej 3,8 - 4.0 m2/student (minimumi) dhe 7.5 - 8.0 m2/student (maksimumi). Gjithashtu, IAL garanton kapacitete te mjaftueshme per formimin praktik te studenteve ne programet e fushave si shendetesi, shkencat teknike, shkencat bujqesore dhe te ngjashme me to. Lartesia e ambienteve eshte jo me e vogel se 3.0 m (tavan-dysheme). Siperfaqja e dritareve mbulon minimalisht (15 -20)% te siperfaqes se dyshemese dhe ndricimi eshte i orientuar nga krahu i majte i studentit, mundesisht nga

juglindja. Institucioni i Arsimit te Larte qe ka me shume se 200 studente (ne nje godine), ka detyrimisht dalje dhe shkalle emergjence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›