E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Regjistrimi dixhital i tokes, nje prioritet madhor Eglantina Nasi

Regjistrimi dixhital i tokes perben nje prioritet madhor per vendin. Dhe si i tille, ai duhet qe te realizohet brenda afateve te percaktuara, pa ndeshur asnje zvarritje. Ne te kundert, zyrtaret qe e pengojne finalizimin e tij, do te ndeshkohen. Kjo ka qene porosia e vecante qe ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, u ka lene drejtuesve te Zyres te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, gjate nje takimi te zhvilluar me ta diten e djeshme. Duke i dhene nje rendesi te madhe projektit qe mbeshtetet nga Banka Boterore dhe prezenca e OSBE-se ne vendin tone, ministri deklaroi se ai se duhet te perfundoje brenda ketij viti. Ne kete kuader, ai nuk la pa permendur as faktin se cdo vonese e krijuar ne permbushjen e detyrimeve ndaj realizimit te ketij projekti, do te shoqerohet me largime nga posti te zyrtareve te perfshire. Digjitalizimi i regjistrit te tokave eshte percaktuar ne fakt, edhe si nje nga sfidat e ministrise se Drejtesise per kete vit. Realizimi i tij do t'u sherbeje me tej, notereve, gjate detyres se tyre per perfundimin e procedurave mbi regjistrimin ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Nderkaq, pak muaj me pare, ka qene vete Kryeministri Berisha, i cili gjithashtu ka lene porosi te vecanta lidhur me realizimin e projektit te lartpermendur. Ka qene pikerisht gjate nje mbledhje te Task-Forces per Regjistrin Themelor te Tokes, kur ai ka cituar faktin se "Regjistrit te Gjendjes Civile, Regjistri Themelor i Tokes eshte regjistri me kryesor i vendit dhe se ai duhet te perfundoje brenda vitit 2012". Ne kete funksion, Kryeministri tha se duhet te angazhohen te gjitha burimet dhe fondet per kompletimin e ketij procesi me rendesi per vendin. Nderkaq, Projekti i Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes eshte cilesuar si projekti me i rendesishem, qe po implementohet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme me asistencen e Bankes Boterore. Ai ka per qellim stabilizimin e regjimit te menaxhimit te tokes, sikurse dhe rritjen e sigurise mbi titujt e pronesise dhe permiresimin e sherbimit ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, dy elemente te vleresuar teper thelbesore per funksionimin e tregut te pasurive ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›