E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkursi per monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise, prezantohen bocetat

Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci, dhe Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima, dhane dje detajet e konkursit per bocetet e paraqitura per monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise. Ministri Bumci tha dje se fteses se MTKRS-se dhe GKA-se i jane paraqitur 61 artiste me rreth 80 bocete, nder te cilet 26 artiste jane nga Shqiperia, 13 artiste nga diaspora, 8 nga Maqedonia dhe Kosova, si dhe 14 artiste nderkombetare. Ndersa Drejtori i GKA-se, Rubens Shima, e cilesoi kete konkurs si nje nder konkurset me pjesemarrjen me te larte gjate ketyre 20 viteve te fundit. Konkursi per Monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise eshte shpallur ne 22 dhjetor 2011 dhe eshte mbyllur me 15 mars te ketij viti. Te gjitha bocetet jane mbledhur nga Galeria Kombetare e Arteve. Juria e konkursit eshte e perbere nga 9 personalitete te shquara kombetare dhe nderkombetare te artit, kultures dhe arkitektures. Juria fillon punen ne date 18 Mars dhe ne date 21 Mars do te vleresohen 5 bocetet me te mira me sistem pikesh, te cilat do t'i paraqiten Komisionit Shteteror te Festimeve prane Kryeministrit. Ndersa nga data 22 Mars deri ne 25 Mars ne GKA, te gjitha bocetet pjesemarrese do te mund te vizitohen falas nga publiku. Ministri Bumci njoftoi gjithashtu se MTKRS ne bashkepunim me GKA brenda ketij viti do te shpalle gjithashtu edhe konkurse publike per realizimin e 4 monumenteve te tjera, te cilat jane: Shtatore kushtuar Ismail Qemalit, Shtatore kushtuar Mbretit Ahmet Zog, Shtatore kushtuar Hasan Prishtines, si dhe Monumenti Kushtuar Kongresit te Lushnjes. Ky monument do te vendoset ne kete qytet, ndersa 3 shtatoret do te vendosen ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›