I vjedh dajës 8.5 mln lekë, arrestohet i riu
LIBRAZHD- Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit dje, arrestuan një 22-vjeçar, i cili akuzohet për “vjedhje”.
Bëhet fjalë për Alfons Golemin, banues në qytetin e Përrenjasit. Sipas policisë lokale, i riu u kap, pasi akuzohet për vjedhjen e banesës së K.Skopecit, i cili është daja e tij.
Burimet e mësipërme sqarojnë se 22-vjeçari i ka vjedhur dajës së tij 7000 dollarë dhe 1000 euro.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)