Rama ne SHBA: Shqiperise i duhet ndryshim
Gjate vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, zhvilloi nje takim me studente te Universitetit te New Yorkut dhe perfaqesues te komunitetit shqiptar ne New York. Ne fjalen e tij, kreu i Partise Socialiste ka shpalosur disa nga pikat e programit te PS-se, si dhe u eshte pergjigjur interesit te te pranishmeve per menyren sesi opozita shqiptare e mendon qeverisjen e vendit. Kryesocialisti ka theksuar se opozita ka dhene nje model te ndryshem per qeverisjen e vendit dhe se programi per nje "Rilindje Shqiptare" eshte nje mundesi per te ndryshuar vendin. "Nuk ka asnje sekret, ne jemi teresisht te pakenaqur me cfare po ndodh dhe teresisht te pakenaqur me politikat qeverisese, dhe me shume se kaq me mungesen e zbatimit te ligjit, mungesen e zbatimit te ligjeve ne realitetin shqiptar. Ne fakt, ne kemi dy Shqiperi te ndryshme, nje eshte Shqiperia ne leter dhe nje eshte Shqiperia ne realitet. Njera eshte Shqiperia qe mund te shihet permes legjislacionit dhe tjetra eshte Shqiperia qe njerezit e jetojne permes moszbatimit te ligjit dhe mungeses totale te barazise perpara ligjit", - u shpreh dje kryesocialisti Rama. Kreu i PS-se u shpreh se vendi ka nevoje per nje qeverisje qe fokusohet me shume tek problemet e njerezve. "Ne mendojme se Shqiperia nuk ka nevoje vetem per nje ndryshim te qeverise, por Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim te sjelljes se qeverise dhe nje ndryshim te cilesise se qeverisjes. Shqiperia ka nevoje per nje qeveri qe te fokusohet me shume mbi faktin se si njerezit jetojne nen kete qeverisje dhe se si njerezit mund te gjejne rrugen e tyre, ne baze te kushteve qe mund te garantojne barazi perballe ligjit, qe te mund te garantojne mundesite e tyre perballe sfidave te tyre dhe qe gjithashtu te mund te garantoje qe secili te kete sukses ne baze te merites, permes konkurrences se lire, dhe jo bazuar mbi cfare mbiemri mban individi, apo cilat jane lidhjet e tij me pushtetin", - tha kreu i selise roze. Me tej, kreu i PS-se eshte ndalur ne programin e opozites duke vene theksin tek reformat ekonomike dhe sistemi i taksave. "Ceshtjet kryesore te Programit tone jane, te krijojme kushtet per punesim real ose papunesi e metejshme. Te jemi ne gjendje te ngreme nje sistem taksimi te ndershem ose nje takse e sheshte qe ka shuar klasen e mesme dhe klasen e varfer dhe ka krijuar nje polarizim ne rritje midis me shume se 95 % te njerezve qe fitojne me pak dhe paguajne me shume, dhe me pak se 5 % e njerezve qe fitojne me shume dhe paguajne me pak", - u shpreh dje kreu i selise roze.
"Mbeshtetja per ish te perndjekurit, jo per vota"
Ne bashkebisedimin me komunitetin shqiptar ne SHBA, kreu i PS-se u eshte pergjigjur dhe pyetjeve ne lidhje me programin e opozites per te perndjekurit politike. Kreu i PS-se theksoi se qellimi i opozites nuk eshte marrja e votave te kesaj kategori qytetaresh, por drejtesi shoqerore ndaj atyre qe kane vuajtur gjate viteve te komunizmit. "Ne jemi te angazhuar per te pasur nje tjeter qasje perballe kesaj shtrese. Jo bazuar per nevojen per te marre votat e tyre, por te bazuar ne bindjen se kjo eshte nje ceshtje e drejtesise shoqerore", - tha Rama. Ai ka theksuar se grupi i punes per ish te perndjekurit drejtohet nga perfaqesues te ish te denuarve politike. "Kemi ngritur nje grup pune qe drejtohet nga nje zonje e re, e cila eshte vajza e nje ish te burgosuri politik, qe e ka vuajtur personalisht persekutimin politik, dhe e cila ne bashkepunim me te tjere qe jane po ashtu nga ky grup, eshte duke udhehequr punen per Programin", - tha kreu PS-se. Ne do te perfshijme propozimet e tyre ne Programin tone dhe do te angazhohemi per cdo propozim qe do te jete i mundur, sipas kendveshtrimit tone", - u shpreh dje Rama.
Kreu i PS: Nuk nderhyjme tek institucionet e pavarura
Kreu i PS-se ka folur para komunitetit shqiptar dhe per menyren sesi PS-ja do te kete raportet me pushtetet e tjera, nese vjen ne pushtet. Rama u shpreh se PS nuk do te nderhyje ne vendimmarrjen e institucioneve. "Une mund t'ju them me siguri ate qe ne nuk do te bejme. Ajo qe ne nuk do te bejme eshte te nderhyjme ne punen e institucioneve te tjera kushtetuese. Nuk do te nderhyjme ne punen e Prokurorise se Pergjithshme. Nuk do te kerkojme kurre nga gjykatesit te mos japin drejtesi. Kjo nuk eshte thjesht dicka e bazuar ne fjale, por eshte e bazuar ne fakte", - tha Rama.