E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoti: Topi po shfrytezon Presidencen per te testuar partine e tij te re Eva Gjura

Deputetja e PD-se, Paulina Hoti, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek qendrimi me i fundit i opozites, ai i marrjes ne mbrojtje te ish te perndjekurve, per te cilet PS-ja kerkon ndryshim te ligjit dhe akuzon mazhorancen se po demshperblen kete kategori, thjesht per efekt propagandistik, deputetja e PD-se, Hoti, shprehet se deklaratat e opozites jane thjeshte per hipokrizi elektorale, sepse si kjo kategori ashtu edhe opinioni publik e dine se ky grup shoqeror, nuk ka asnje lidhje me programin elektoral te bijve te atyre, qe i persekutuan per 50 vjet. Hoti thekson faktin se, gjate gjithe kohen opozita ka qene kunder ish te perndjekurve politike dhe rendit rastet kur ata nuk i kane mbeshtetur. Ndaj, shton ajo, ka ardhur koha qe PS t'u kerkoje falje dhe te pranoje kalvarin e gjate te vuajtjeve, qe iu shkaktuan eterit tyre. Duke u ndalur ne ceshtje te tjera, Hoti sqaron se, PD eshte e gatshme per kufizimin e imunitetit duke pranuar cdo zgjidhje ligjore. Nderkohe qe kritikon qendrimin e presidentit Topi, duke u shprehur se ai ka shkelur Kushtetuten me deklaratat qe ka bere, nderkohe qe mban postin me te larte ne vend.

- PS ka deklaruar qe te ndryshoje ligji per ish te perndjekurit politike dhe ka akuzuar mazhorancen se premtimet per demshperblimin e kesaj kategorie jane thjesht per efekte propagandistike. Cili eshte komenti juaj?

Nje hipokrizi elektorale, asgje me teper. Jo vetem ish te perndjekurit politike, por edhe opinioni publik e kupton qe ky grup shoqeror nuk mund te jete pjese e programit elektoral te pasardhesve te partise qe i persekutoi per 50 vjet. Nuk eshte e tepert te kujtoj ketu qe Partia Socialiste ishte kunder Rezolutes se parlamentit per denimin e krimeve te komunizmit, ishte kunder ligjit per demshperblimin, ishte kunder ligjit per pastrimin e figurave, ishte kunder ngritjes se Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, ishte kunder edhe me iniciativen e fundit ne komisionin e ekonomise.

Partia Socialiste duhet te kerkoje FALJE dhe te pranoje kalvarin e gjate qe i shkaktuan eterit e saj ketij grupi shoqeror.

-Ambasadori i OSBE ne lidhje me ceshtjen e imunitetit eshte shprehur se zgjidhja duhet te gjendet ne parlament, sepse Kushtetuta nuk preket cdo dite. A eshte e gatshme mazhoranca te pranoje cdo zgjidhje per ceshtjen e imunitetit?

Mendoj qe kambana ka rene per opoziten. Mazhoranca ka qene e hapur per cdo zgjidhje lidhur me heqjen ose kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe te zyrtareve te larte. Madje e ka deshmuar vullnetin e saj me iniciativa konkrete. Deri tani cdo kerkese dhe iniciative e jona per heqjen e imunitetit eshte kundershtuar nga opozita. E me gjithe kete, nese opozita reflekton pas deklaratave te Ambasadorit te OSBE-se, mazhoranca eshte e gatshme te mireprese propozimet e saj.

-Mesa duket Presidenti Topi po shpalos platformen elektorale, nderkohe qe ka shperthyer ne nje vale akuzash ndaj mazhorances. A mendoni se me kete gjuhe Presidenti ben shkelje te Kushtetutes dhe moralit te postit te tij?

Z. Bamir Topi zgjodhi ish te perndjekurit dhe ish-pronaret si mjet per t'iu kundervene Kryeministrit dhe per te hedhur hapa te metejshem drejt partise se tij te re. Eshte pak te thuash shkelje e integritetit moral dhe kushtetues te institucionit te presidentit. Ende nuk ka perfunduar mandati i presidentit dhe zotit Topi, po teston grupet shoqerore, te te cilat te mund te mbeshtetet. Per mendimin tim eshte hap i gabuar. Zgjedhjen e ish te perndjekurve dhe ish-pronareve nuk e ka bere pse e bren meraku per keta njerez, por per faktin qe ata kane qene dhe jane mbeshtetes se te djathtes. Reagimi i tyre do te jete shume dinjitoz kur te vije koha.

- Pritet qe pas disa javesh te kemi konkretizim te dy nismave politike per krijim te partive me emra te njohur te se djathtes. Sa problematike paraqiten keto zhvillime dhe a mendoni se do te kete largime te tjera nga radhet e PD-se?

Ne kendveshtrimin tim nuk jane problematike. Sigurisht qe me ane te perbaltjes se arritjeve te mazhorances dhe nepermjet propagandes boshe do te perpiqen te fitojne elektorat, megjithate te mos harrojme se drejtuesit e pritshem te ketyre nismave politike kane deshmuar qe votojne majtas. Nga ana tjeter, edhe nese do t'i konsideronit dy nismat e reja politike si shkeputje nga PD-ja, ne vleresimin tim nuk do ta demtonin ate. Pervoja e deritanishme ka treguar qe shkeputjet e qejf mbetesve nga PD-ja kane rezultuar te pasuksesshme. Fushata "nje dekorate - nje vote" e zotit Topi jam e bindur qe do te kete efekt negativ, mjafton te kujtosh qe ky zoteri ka dekoruar si te persekutuarin ashtu edhe persekutorin. Ndersa per Aleancen me duket e destinuar te perfundoje njesoj si Mjaft-i ne 2009-n. Nuk besoj ne rrjedhje te tjera nga PD-ja.

- Disa deputete te PD-se jane shprehur se kabineti qeverises ka nevoje per ndryshime, ndani te njejtin mendim, ka nevoje per rifreskim qeveria?

Mendimet e kolegeve te mi i konsideroj si shprehje e mendimit te lire dhe si konkretizim te demokracise se brendshme te partise. Eshte normale qe ne nje parti te hapur si PD-ja te kete kendveshtrime dhe perceptime individuale te ndryshme. Percjellja ne grupin parlamentar apo ne parti e kendveshtrimeve individuale nuk perben mendim ndryshe, por shton idete dhe vizionin per te rritur efikasitetin e qeverisjes. Personalisht mendoj qe performanca e ketij kabineti qeveritar ka tregues te matshem dhe konkrete. Suksesi i kesaj qeverie eshte i pamohueshem dhe ne bindjen time ky sukses bazohet ne punen dhe angazhimin e secilit anetar te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›