E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet shëndetësore, shkon në komisione ligji i ri

SHKRUAN: Jonida Tashi 20-01-2011 13:13

Projektligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor” është depozituar për shqyrtim e diskutim në komisionet parlamentare, për t’u miratuar më pas në Kuvend. Ndonëse ai do të hyjë në fuqi pas dy vitesh, institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të përgatitur terrenin e zbatimit të tij, duke filluar që nga përcaktimi i paketave të shërbimit. Këto paketa do të përfshijnë: vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike. Sipas projektligjit të ri, do të jenë disa shërbime që pacientëve të siguruar do t’u ofrohen falas në spitale, qofshin këto edhe private, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e bashkëpagesës, kur bëhet fjalë për ekzaminime mjekësore të kushtueshme. Përsa i përket përfituesve të shërbimeve falas, ligji mbulon të siguruarit të cilët paguajnë 3.4% kontribute (pra, nuk ka ndryshuar masa e kontributit), ndërsa të pasiguruarit mbulohen nga shteti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›