Akronimet Gjuha moderne flitet me iniciale
PS Partia Socialiste PD Partia Demokratike 3G Third Generation GPSR General Packet Radio Service MJ Ministria e Jashtme KM Keshilli i Ministrave MPVD Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit CEO Chief Executive Officer. Po te vazhdonim do te na duheshin faqe e faqe me radhe. Akoma nuk eshte e qarte perse por gjithmone e me shume ne shkruajme dhe flasim me akronime. Domethene me ato fjale te perbera nga tri ose kater germa ndonjehere te shkruara te gjitha me te medha qe jane te formuara me shkronjat apo rrokjet me te cilat filloje fjale te caktuara te nje fraze apo nje percaktimi. Pra akronimet jane fjale shkurtesa te formuara nga germat e para te seciles fjale qe ben pjese ne shprehjen qe e shkurton ne nje fjale te vetme. P.sh. etj = per shembull e te tjera. Fenomeni eshte universal. Po lulezon ne te gjitha gjuhet por mbi te gjitha ne anglisht nje gjuhe qe gjithmone i ka pelqyer dhe perdorur ne mase shkurtimet. CEO Chief Executive Officer e ka zevendesuar plotesisht tashme percaktimin e plote te kreut drejtues te nje kompanie. Ashtu si ne Itali dhe shume vende te tjera CEO shkruhet dhe perdoret me shpesh se sa administratori i deleguar. Akronimet kane pushtuar ekonomine dhe financen por edhe sindikalizmin forcat e armatosura sherbimet e sigurise boten akademike sportin dhe median. Ne lexojme gjithmone e me teper per AtampT per Centcom Central Comand komanda qendrore e forcave te armatosura amerikane per MAD Mutually Assured Destruction shkaterrimi reciprok i siguruar formula qe mbante boten ne paqe gjate Luftes se Ftohte duke u kujtuar te gjitheve se cili do te ishte rezultati i nje lufte termonukleare me pak fjale MAD e cmendur. Nga CIA te FBI nga KGB te STASI nga ETA baske tek IRA irlandeze pa harruar ketu BBC DW dhe WC. Pastaj ekziston nje kategori e dyte akronimesh qe IL akronim i Inteligent Life nje shtojce e britanikes Economist qe del cdo tre muaj e cileson inicializem ose ndryshe mania per ti thene gjerat duke perdorur vetem inicialet OMG Oh my god LOL Laugh out Loud nje e qeshur me te madhe ASAP as soon as possibile dhe sigurisht WAGS Wifes and girlfriends grate dhe te dashurat e futbollisteve te kampionatit anglez te futbollit qe ne krye me Victoria Beckham bejne lloj-lloj cmendurish. Nje gjuhe ne baze te inicializmit qe tashme dominon totalisht neper mesazhe SMS dhe e-maile ku ekziston gara per te qene me telegrafike per te bere ekonomi gjuhesore me fjalet madje edhe me shkronjat si CUl8r qe ne anglisht lexohet see you later shihemi me vone. Gjuhetaret i quajne vandale ata qe po shkaterrojne gjuhen mosha e trete e kupton si menyre e ardhur nga kushedi se cplanet tjeter. Ndersa te rinjte e adhurojne. Me te crregulltit jane adoleshentet dhe te rinjte te cilet per te komunikuar me SMS duket sikur po e shkaterrojne gjuhen. Askush nga kategorite e siperpermendura pavaresisht deshires per te shkruar mire nuk u ka shpetuar shkurtimeve. Raste te jashtezakonshme te atyre qe shkruajne mesazhe sakte bukur dhe pa gabime jane fanatiket e gjuhes. Ok flm lol ... tri pika SMS tksh tdsh puc ehe cuq pa merak mir thxs pls t2 p.sh. d.m.th. etj. jane disa grimca te repertorit shume te madh te gjuhes qe perdorim per te shkruar tekstet e mesazheve ne telefon. Me modernet jane ata qe shkruajne shpejt brenda nje kohe te shkurter. Me te prapambeturit jane ata qe shfrytezojne te gjitha karakteret e mesazhit. Ekonomia gjuhesore pra perpjekjet e ligjeruesit per te shprehur te njejten permbajtje a domethenie me sa me pak fjale te jete e mundur sot arrin kulmin. Perdoruesit nisen nga aspekti financiar kohor dhe praktik.
Ka edhe nga ata qe i mbyllin komunikimet me njerezit duke shkruar ne fund TA per te kursyer ndonje bashketingellore sepse ndoshta e kane me te lehte qe ne vend qe te shkruajne apo te thone Thanks perdorin TA. Sigurisht qe rregulli kryesor ka lidhje me shkurtimin kursim kohe dhe hapesire. Te komunikosh me shpejt qe te tjeret mos te shperqendrohen. Akronimet per hir te se vertetes kane nje histori te gjate. Duke i marre me radhe te gjitha etapat revista e famshme britanike Economist kujton se FDR dhe JFK thirreshin dy presidentet e medhenj te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Franklin Delano Roosvelt dhe John Fitzgerald Kennedy por mund te kthehemi akoma edhe me pas. Kohet e fundit keto germa te japin pershtypjen e pushtimit te planetit sikur nuk mundemi ose nuk dime te flasim ne menyre tjeter. Por nese nga njera ane eshte nje tendence e kritikueshme nga ana tjeter lidhet edhe me format e reja te kreativitetit dhe ironise. ISAF akronim i International Stabilization Force for Afghanistan sigla e kontingjentit ushtarak te NATO-s qe lufton kunder talebaneve nga disa ushtare perkthehet edhe si I suck at fighting. Po ashtu ALITALIA kompania shteterore gjigante italiane me tendence te keqe konsiderohet ne anglisht akronim i always late in take-off always late in arrival gjithmone me vonese ne ulje gjithmone me vonese ne nisje.