E Diel, 1 Nëntor 2026

Ciganet dhe etja e tyre e madhe per jeten

Deportimi i romeve qe po vazhdon ende ne France edhe pse shume i kritikuar e ka sjelle kete fenomen ne vemendjen e te gjithe botes. Ciganet sic njihen romet ne France kane jetuar ne kete vend prej shekujsh dhe jane shume me franceze se vete Sarkozia. Nje nga lagjet franceze me te populluara prej tyre ndodhet ne Perpinjan. Eumlshte lagjja Shen Zhak fare prane kufirit me Barcelonen. Aty syte te zene nje bote qe eshte pak ndryshe nga ajo e zakonshmja. Neper oborre varen rroba femijet luajne kembezbathur neper rrugica dhe pleqte flasin pafundesisht neper sokake. Diku ne nje cep nje prift qendron me Bibel ne dore dhe i nxit njerezit qe te shkojne ne kishe. Eumlshte nje jete e gjalle si prej koherash te vjetra. Perpinjani me nje popullsi prej 120 mije banoresh nuk ndodhet ne ndonje guide turistike. Me se shumti udhetaret mund te nderrojne trenat e tyre ne kete qytet gjate rrugetimit nga Parisi ne Barcelone. Por qyteti eshte nje nga strehet me te medha te ciganeve. Ata kane ne kete qyteze plot 2 shekuj. Ne shekullin e 15-te. Ciganet arriten ne Gadishullin Iberik prej Indise pjeserisht ehe prej Greqise qe ne ate kohe njihej si Egjipti i vogel. Spanjollet i quajten te sapomberriturit egjiptiano dhe me pas ky emer u shkurtua ne ciganos dhe ne France u quajten cigane. Pas Revolucionit Francez romet nisen qe te vendosen ne bregun e Mesdheut perfshi edhe vendin qe zune ne lagjen e Shen Zhakut ne Perpinjan. Edhe pse keta cigane nuk jane ne menyre te drejtperdrejte te lidhur me romet qe Sarkozi kerkon ti nxjerre nga Franca historia e ekzistences se tyre eshte e lidhur me diskriminimin por edhe i teprimit. Ata jane te gjithe qytetare te Frances por varferia dhe mungesa e shkollimit kane qene bashkudhetaret e tyre te perhershem. Zakonisht ata jane njerez qe deshirojne te qendrojne vetem me njeri-tjetrin dhe kjo pjeserisht edhe per shkak te refuzimit te vazhdueshem qe kane hasur nga ana e shoqerise franceze. Nje fotograf francez shume i pasionuar me jeten e romeve qe prej 4 vitesh shkon ne Perpinjan per te kapur aspekte te jetes se perditshme te ketij komuniteti qe edhe pse eshte ne dukje i mbyllur me pjesen tjeter te botes kur arrin qe te te beje pjese te vetes eshte shume bujar mikeprites dhe me vlera te medha njerezore. Ajo qe i ka bere me shume pershtypje fotografit francez qe arriti te behej miq me ciganet eshte etja e madhe qe ata kane per jeten per cdo aspekt te te gezuarit te saj si dhe nga shija per melodramaticitet. Ata dine te kendojne me afsh te luten me gjithe shpirt dhe te dashurojne sikur te mos kishte te neserme. Jane fotografi te pakohe te nje komuniteti qe ka jetuar neper rrugicat e ngushta te Perpinjanit per 200 vjet dhe qe eshte tashme pjese e pandashme e Frances.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›